• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SIRI KA MË SHUMË SE 50 ALVINË! Kreu i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve letër Ramës: Sillni fëmijët shqiptarë në shtëpi! Në Siri ka më shumë se 50 Alvinë
Home
Breaking News

NË SIRI KA MË SHUMË SE 50 ALVINË! Kreu i Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve letër Ramës: Sillni fëmijët shqiptarë në shtëpi! Në Siri ka më shumë se 50 Alvinë

22 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kreu i qendrës për Mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri Altin Hazizaj i ka dërguar kryeministrit Edi Rama një letër të hapur publike ku kërkon kthimin urgjent të fëmijëve shqiptarë që qëndrojnë të izoluar në kampet famëkeqe në Siri.

Hazizaj thotë se në Siri ka rreth 50 fëmijë shqiptarë që pa dëshirën e tyre jetojnë në kushtet e konfliktit të armatosur në Siri, vënë theksin se Alvin Berisha, nuk është i vetmi fëmijë shqiptar që rrezikon jetën në kampin sirian

Letra e plotë

Ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar kthimin urgjent tëtë gjithëfëmijëve shqiptarë që ndodhen dhe vuajnë në kampet famëkeqe në Siri, në Shqipëri. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, janë rreth 50 fëmijë dhe të mitur shqiptarë që ndodhen prej vitesh ose kanë lindur në kampet famëkeqe të ISIS dhe që jashtë dëshirës së tyre janë bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri.

Asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar! Asnjë fëmijë nuk është përgjegjës për krimet e prindërve të tij!

I nderuar Z. Kryeministër,

Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të shprehur shqetësimin e Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), organizata më e vjetër e të drejtave të fëmijëve në vend, por edhe atë personal, që asnjë fëmijë shqiptar nuk duhet të jetë viktimë e luftimeve në Siri!

Për këtë ne kërkojmë angazhimin tuaj si Kryeministër, por edhe si baba i dy fëmijëve: A nuk do të kishit vajtur edhe Ju në fund të botës për të gjetur fëmijët tuaj dhe për t’i sjellë ata në shtëpi? Të gjithë ne, prindër të prekur nga ky konflikt, qytetarë të thjeshtëapo të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, sot kemi një thirrje për ju dhe Qeverinë tonë: SILLNI FËMIJËT TANË NË SHTËPI!

Alvin Berisha, 11 vjeç, nuk dihet nëse është gjallë! Jeta e tij është në duart tuaja! Si Alvini janë me dhjetra fëmijë shqiptarë që presin që Qeveria e tyre t’i shpetojë nga vdekja e sigurt! Ne kërkojmë kthimin në shtëpitë e tyreedhe të Evës, Endrit, Fatimes, Esmas, Belkizes, Suejditdhe të gjithëfëmijëve që sot ndodhen nëkampe në Siri.

Z. Kryeministër, CRCA/ECPAT Shqipëri, ju kërkon nisjen me urgjencë të të gjitha procedurave për gjetjen, marrjen në mbrojtjedhe kthimin në Shqipëri, të fëmijëve shqiptarë viktima të konfliktittëarmatosur! Shteti shqiptar dhe Ju personalisht keni një miqësi të provuar me drejtuesit e shtetit Turk, ndaj ne ju kërkojmë sot publikisht: mos e lini këtë miqësi të duket e bukur sa për foton apo takimin e rradhës! Përdoreni atë për të shpëtuar jetë fëmijësh! Forca juaj nuk duhet të ndalet deri sa edhe fëmija i fundit të jetë kthyer në Shqipëri!

Altin Hazizaj

Drejtor Ekzekutiv

CRCA/ECPAT Shqipëri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK THYEJ QAFËN"/ Çobani: I denoncova se mbollën hashash, nuk më japin rrogën e 5 muajve
Previous article JEP PREMTIMIN/ Taulant Balla: Përpara Krishtlindjeve do të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT