• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arta Marku përçan LSI/ Luan Rama kundër Monikës: S’jam dakord me ju sepse…
Home
Shqipëri

Arta Marku përçan LSI/ Luan Rama kundër Monikës: S’jam dakord me ju sepse…

22 December, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Zgjedhja e Prokurores së re të Përkohshme duket se ka sjellë përplasje të forta jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe brenda kësaj të fundit. përfaqësuesit e LSI kanë dalë me qëndrime të ndryshme lidhur me kryeprokuroren e re, Arta Marku.

Është pikërisht zëvendëskryetari i kësaj partie, Luan Rama, që ka dalë kundër kryetares Monika Kryemadhi. Në ‘Facebook’, Luan Rama shkruan se nuk është dakord me qëndrimin e Kryemadhit, kur thotë se LSI nuk është kundër Artës dhe se nuk ka gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga PS.

Luan Rama sqaron se Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të PS për të deformuar dhe penguar reformën në drejtësi.

Postimi i Luan Ramës:
Nuk jam dakord me ju zonja Kryemadhi! Që prej votimit antikushtetues në Kuvendin e Shqipërisë, kur u caktua si prokurore zëvendësuese e Prokurorit të Përgjithshëm zonja Arta Marku e në vijim, ju kam dëgjuar në të gjitha prononcimet tuaja publike të shpreheni se “nuk jemi kundër Artës e nuk kemi gjë me të, por me praktikën antikushtetuese dhe antiligjore që u ndoq nga ana e Partisë Socialiste”.

Më lejoni zonja Kryemadhi t’ju shpreh objeksionet e mia, përkatësisht edhe kundërshtimin tim ndaj këtij qëndrimi të shprehur nga ana juaj, pasi zonja Arta Marku, me apo pa vetëdije, u bë pjesë e lojës politike të Partisë Socialiste për të deformuar e penguar reformën në drejtësi dhe pranoi të zëvendësojë Prokurorin e Përgjithshëm, e mbështetur vetëm nga votat e urdhëruara të Kryeministrit dhe klanit të tij!

Një prokuror me integritet qytetar dhe profesional, një profesionist që karrierën e bazon në zotësitë profesionale dhe jo në konjukturat politike, një jurist që i falet vetëm ligjit dhe jo urdhërit politik, nuk do të pranonte të caktohej në një detyrë në kundërshtim me Kushtetutën dhe përmes një një procesi krize dhe konflikti politik!

Procesi antikushtetues dhe antiligjor i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithshëm nuk është as virtual dhe as imagjinar. Ai ka autorë realë, ka protagonistë, ka aktorë, ka njerëz përgjegjës, dhe Arta Marku është një ndër ta!

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I BUJSHEM/ Një agjent rus që ishte njëkohësisht dhe përkthyesi i kryeministrit ukrainas
Previous article EKSKLUZIVE/ "Shqiptarët nuk dijnë të bëjnë seks". Zhaklin Lekatari, sqaron për herë të parë deklaratën që bëri bujë

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT