• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DILEMA E PRESIDENTIT/ Meta vonon Kushtetuesen, mban prej 7 ditësh kandidatët në tavolinë
Home
Politikë

DILEMA E PRESIDENTIT/ Meta vonon Kushtetuesen, mban prej 7 ditësh kandidatët në tavolinë

16 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ankohet prej disa muajt për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, duke e përdorur në të njëjtën kohë edhe si argument kryesor për të sulmuar reformën në drejtësi, por tashmë Presidenti Ilir Meta është kthyer vetë në faktor që po vonon plotësimin e Kushtetueses. Prej shtatë ditësh, në tryezën e kreu të shtetit qëndrojnë dy lista me nga tre kandidatë për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, funksionimi i të cilës tashmë është kusht për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Emrat janë dërguar në Presidencë nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, pas procedurave të gjata përzgjedhëse. Për vakancën e parë, presidenti Meta duhet të zgjedhë brenda 30 ditëve mes Arta Vorpsit, Fiona Papajorgjit dhe Elsa Toskës. Për vakancën e dytë, kreu i shtetit duhet të zgjedhë gjithashtu mes Arta Vorpsit, Elsa Toskës e Besnik Muçit. Ndonëse lista është shoqëruar nga një raport me shkrim ku analizohet plotësimi i kushteve dhe kritereve ligjore për secilin kandidat, kreu i shtetit ende nuk është shprehur me dekret për plotësimin dy vendeve vakante në Kushtetuese. Mbetet për t’u parë nëse kreu i shtetit do të konsumojë afatin 30 ditor, brenda të cilit duhet të emërojë dy kandidatë për dy vende në Kushtetuese apo do të shprehet me dekret brenda këtij afati.

Nëse kreu i shtetit emëron dy kandidatë në Kushtetuese, sipas ligjit, dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Sipas nenit 7/b të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar. Por, meqenëse kreu i shtetit ka sulmuar reformën në drejtësi, me argumentin se ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese, pritej një reagim më i shpejtë nga Presidenti.

Bllokimi i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese nuk funksionon sepse shumica e gjyqtarëve të saj, të gjithë të emëruar nga PD (me mbështetjen e LSI) midis viteve 2007-2013, janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut sepse nuk justifikonin dot pasuritë e tyre, ose pasi kanë dhënë dorëheqjen pikërisht për të shmangur Vetingun. ‘Kosës’ së trefishtë të Vetingut i ‘mbijetoi’ vetëm anëtarja Vitore Tusha, të cilës gjithsesi i ka mbaruar mandatin, ndërsa anëtarët e tjerë u shkarkuan për pasuri të paligjshme ose u vetëlarguan, duke evituar Vetingun. Kryetari Bashkim Dedja si dhe anëtarët Fatmir Hoxha, Altina Xhoxhaj, Gani Dizdari dhe Fatos Lulo u shkarkuan nga Vetingu për pasuri të paligjshme, ndërsa Bensik Imeraj, Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi dhanë dorëheqjen.

Përbërja
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj. Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SICKO"/ Kënga e e re e TAYNËS po bën namin, por askush nuk e KAPI këtë detaj (FOTO)
Previous article "PAS DËSHTIMIT TË "REPUBLIKËS SË RE"/ Basha i rikthehet sloganit të Berishës para 14 vitesh: Koha për ndryshim

k.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi Aktualitet

"DO VIJ TA MARR, VETËM..."/ Çfarë u kërkoi Armand Shakaj dy lavazhierëve pasi vrau shokun e tij Eglant Koçi

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT