• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO I JEPTE SPAK-ut PROVA KUNDËR SALI BERISHËS/ Aksidentohet makina e policisë me Izet Haxhinë, avokati: Duan ta vrasin
Home
Breaking News

PO I JEPTE SPAK-ut PROVA KUNDËR SALI BERISHËS/ Aksidentohet makina e policisë me Izet Haxhinë, avokati: Duan ta vrasin

11 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri deklaron se makina që po e transportonte nga burgu në prokurori për të dhënë prova kundër Sali Berishës është aksidentuar. Për avokatin kjo është e qëllimshme, pasi duan ta eliminojë fizikisht.

“Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe i njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij . 

 Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qendrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital…

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.

Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar  për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij” shkruan avokati i tij Idajet Beqiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KRIMET E PASIONIT"/ Raste e BUJSHME që tronditën Shqipërinë: Nga prerja e KOKËS së 17-vjeçares deri te... (FOTO)
Previous article ADISA/ Mbi 300 mijë qytetarë frekuentuan zyrat, në 9 muajt e parë të 2019, Ymeri: Shtojmë numrin...

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT