• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KRIMET E PASIONIT”/ Raste e BUJSHME që tronditën Shqipërinë: Nga prerja e KOKËS së 17-vjeçares deri te… (FOTO)
Home
Ekskluzive

“KRIMET E PASIONIT”/ Raste e BUJSHME që tronditën Shqipërinë: Nga prerja e KOKËS së 17-vjeçares deri te… (FOTO)

11 October, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Dje qyteti i Kavajës u trondit nga një vrasje në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ka tronditur qytetarët pasi gjatë këtij sherri humbi jetën një shtetas, ish- i dashuri i zonjës  dhe u plagos një efektiv policie, i dashuri aktual.

I vrarë mbeti shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Vendi ynë edhe pse i vogël, dashuria dhe pasioni është bërë shpeshherë shkak që të derdhet gjak dhe vajza të reja apo djem të rinj të përfundojnë tragjikisht të vrarë.

AlpeNews.al ka ka rikthyer dhe njëherë ngjarjet e krim pasionit që tronditën vendin tonë:

Çfarë ndodhi dje:

Tetor 2019-Përplasja e armatosur në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë ka tronditur qytetarët pasi gjatë këtij sherri humbi jetën një shtetas, ish- i dashuri i zonjës në fjalë dhe u plagos një efektiv policie, i dashuri aktual.

I vrarë mbeti shtetasi Dritan Hoxholli dhe u plagos Bledar Toçi. Nderkohe Marsida ishte e martuar dhe burri i saj vuan dneimin ne nje burg ne Gjermani.

 

Tetor 2012 – Shaban Norja 81-vjeç, i preu kokën Aishe Vatës 17-vjeç në Durrës. Pas një lidhje dy vjeçare mes agresorit dhe viktimës, kjo e fundit kishte mbetur shtatzënë.

Në momentin që Aishe Vata i tregoi 81-vjeçarit për shtatzëninë e saj, ky i fundit me anë të një sëpate i ka prerë kokën në oborrin e shtëpisë së tij.

Gusht 2016 – Sokrat Shani, 65 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës vrau në një banesë në Golem, 27-vjeçaren Jonida Canaku, dhe disa ditë më pas vari veten në shtëpinë e tij në.

Krimi u zbulua nga disa letra që autori kishte shkruar përpara se të vdiste, ku pranonte autorësinë e krimit, dhe tregoi vendodhjen e trupit të viktimës. Sipas të dhënave nga policia 65-vjeçari dhe 27-vjeçarja kishin një lidhje intime prej shumë kohësh.

Shtator 2017 – Fadil Kasa qëlloi me armë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildez Hafizi nënën e dy fëmijëve të tij, në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, menjëherë pasi kjo e fundit kishte dalë nga parukieria.

Janar 2018 – Aldison Belulaj qëllon me armë 21-vjeçaren Arjela Murataj pranë portës së “Fakultetit të Mjekësisë“ në Tiranë duke e lënë të vdekur dhe më pas qëlloi veten. Një lidhje e refuzuar nga viktima, e cila përfundoi në tragjedi.

Qershor 2018-Ishte ora 08:10 e mëngjesit të së premtes, kur Xhafer Mata i doli përpara Xhuljeta Çunit dhe i kërkoi që t’i riktheheshin lidhjes, pas ndarjes prej pak kohësh.

Pasi shkëmbyen disa fjalë në trotuar, 31-vjeçari nga Kukësi duket se ka hasur në refuzimin e 19-vjeçares nga Mati, e në këtë moment ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar në kokë.

Janar 2019-Shtetasi Arben Gjeçi mbeti i vrarë me sende të forta mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Zall Bastar i Mesëm në Tiranë.

Viktima kishte një lidhje jashtë martesore me një grua gjithashtu të martuar, vetëm 20 vjeçe. Nën akuzë për ngjarjen u vune tre persona, shtetasi Esat Cani, motra e tij Elida Cani dhe dhëndri Dëfrim Kurti.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA E JETËS SIME"/ Olsi Bylyku ndan momentet duke u puthur me partneren (FOTO)
Previous article PO I JEPTE SPAK-ut PROVA KUNDËR SALI BERISHËS/ Aksidentohet makina e policisë me Izet Haxhinë, avokati: Duan ta vrasin

Delo.autor

Postime të ngjashme

NË GARË PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën, i pari që hyn në garë Aktualitet

NË GARË PËR POSTIN E KRYEPROKURORIT TË PËRGJITHSHËM/ Adnan Xholi dorëzon kandidaturën, i pari që hyn në garë

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT