I akuzuari kryesore për vrasjen e Devi Kasmit, Eftimiu Eftimius është nisur me urgjencë në spital.
41-vjeçari grek ka dalë nga paraburgimi i Elbasanit nga dy autoblinda policie dhe është dërguar në spitalin e Elbasanit ‘Xhaferr Kongoli’.
Ende nuk dihen detaje se nga çfarë vuan i riu grek dhe përse është detyruar që të dalë jashtë duke mos e marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e burgut.
Eftimius është autori i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, ndërsa si porositës dyshohet se është Aurel Hoxhallari. Identifikimi i autorit të vrasjes,Eftimiu u bë nga kamerat e sigurisë ku duket një furgon i bardhë me të cilin ata afrohen pak momente para se të vritej Kasmi e më pas largohen me të njëjtin mjet.
Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek.