Kryeministri Edi Rama foli për raportin e Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave, e cila e rendiste Shqipërinë të pestën për ekuilibrin më të lartë gjinor në botë.
Kreu i qeverisë theksoi se nëse do të punosh duhet të punësosh gra, pasi sipas tij burrat nuk punojnë por gjejnë justifikime.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Do doja të filloja me një lajm shumë të mirë, kur konventa e Stambollit u nënnshkrua në maj të 2011-ës nuk pati lajme ta njoftonin atë në vendin tonë dhe pas disa ditësh pati zgjedhje vendore dhe në 334 nga kandidatët e përzgjedhur vetëm 4 ishin gra. Vetëm, para disa ditësh u publikua lista për ekuilibrin më të lartë gjinor në botë dhe them që jam krenar që ishin në top 5.
Në ditën e sotme rankimi më i lartë që ka Shqipëria në klasifikimet mbarëboërore është vendi i 34-të në nivelet e barazisë gjinore. Ne kemi një rrugë të gjatë përpara, sot kemi 50%të këshillave bashkiakë me gra. Në qeveri kemi më shumë gra sesa burra dhe 60% e pozicioneve drejtuese mbahen nga gratë. E gjitha kjo është një meritë se nga përvoja ime mund të them se nëse doni të flisni pa bërë asgjë mjafton të keni burra, por nëse doni të punoni zgjidhni gratë, burrat gjithmojnë pohojnë thonë po por nuk e bëjnë dhe kur i pyet pse nuk e bëre ato fillojnë gjejnë justifikimet. Kur i thua një gruaje për dicka ajo thotë jo kur nuk është e duhura për ta bërë, por kur thonë po ato thjesht e bëjnë punën. Unë mendoj se jemi në vendin e duhur deri më tani po vetëm duke krahasuar nga pikënisja jo aty ku duhet të jemi.
Pas rënies së komunizimit në Shqipëri kur ne patëm një periudhë të gjatë të emancipimit ne pamë shumë pjesë nga e kaluara që ktheheshin në të tashmen dhe shumë zakone të vjetra që mbarteshin edhe më vonë.
Le të themi që gratë paraqiteshin si burra dhe kjo ishte ideologjike e kohës. E kemi kaluar këtë por sigurisht kemi kaluar shumë në zonat perferike, kemi pasur shumë zakone, burrat nuk i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë. Tani mendoj se është koha të nxisim më shumë për këtë vendim dhe jo të kënaqëmi sepse në fakt është dhe ana tjetër e medaljes që është shumë e errët dhe ne duhet të punojmë fort për ta luftuar atë.