• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REFORMA NË DREJTËSI”/ Rama zbulon si Angela Merkel mori “PO-në” e Bundestagut
Home
Politikë

“REFORMA NË DREJTËSI”/ Rama zbulon si Angela Merkel mori “PO-në” e Bundestagut

4 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Mblidhen në Shqipëri ministrat e drejtësisë së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë shqiptare. Fokus i konferencës rajonale të nivelit të lartë janë reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

“Ministeriali i Drejtësisë”, zhvillohet për të dytin vit radhazi në Tiranë. Ministeriali i radhës i drejtësisë do të jetë në Shkup, ku edhe Maqedonia e Veriut njëjtë si Shqipëria është në pritje të vendimit të rëndësishëm për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë dhe kjo na bën ne të jemi të angazhuar për këtë dashuri të vështirë që kemi me BE-në, se puna nuk është që duhet të kënaqim Parisin, Hagën, etj, por kjo ka të bëjë me shndërrimin e vendit tonë, me faktin që duhet të bëhen demokraci funksionale dhe shtete funksionale me një sistem të besueshëm dhe të paanshëm drejtësie.

Ne na duhet të vazhdojmë t’ju duam e të besojmë tek kjo martesën e jona. Britanikët kanë luksin të mendojnë divorcin pas kaq shumë vitesh. Për ne është hera e parë që e kemi ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd të ketë këtë ëndërr e të martohet me atë që do.

Ne na thonë gjithmonë ju duam e duam të jemi bashkë, por duhet të vazhdoni të përmirësoheni. Vjet na thanë që keni bërë një punë fantastike, po keni ende diçka për të bërë: 57 gjyqtarë dhe prokurorë, një numër magjik nuk e dija pse ishte kjo shifër, dhe jo 58, por u tha 57. Ne shkuam përtej 57-ës, shumë më shumë se 57-a. Vettingu u bë rezolucioni ynë francez me gijotinën, çdo mëngjes në çdo televizion shqiptar të gjithë të paprekshmit hiqeshin nga sistemi. Korrupsioni për 30 vite është rritur dhe gjendet tek politikanët, autoritetet publike, por më besoni kur ju them që nuk ka të krahasuar me qarkun e të paprekshmëve që u zhbë një herë e mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ata ishin pushteti i korrupsionit, që e garantonin dhe ushqenin korrupsionin. Një vit më pas nuk flasim më për 57, por më shumë se 100.

Tani cili është problemi? Tani problemi është Gjykata Kushtetuese. Kur po bën operacion tek një trup i dikujt, duhet parë se nga cili këndvështrim e sheh, sepse shyqyr Zoti, që ka ende njerëz të mençur në Evropë, Angela Merkel është kampione e kësaj dhe ajo tha diçka që u dëgjua nga grupi parlamentar. Unë e citoj: Ishim ne që i kërkuam shqiptarëve që ta pastronin sistemin, dhe a kanë faj që e pastruan sistemin dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese, a duhet tu hedhim faj apo t’i përgëzojmë? Ne thjesht po kërkojmë të vazhdojmë një rrugëtim që do të kërkojë shumë kohë, nuk po themi të anëtarësohet. Hapi tjetër do të jetë që do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, dhe ky fakt në këtë moment tregon sukses dhe jo dështim. E them nga hera, tashmë jemi dy. Shyqyr që personi tjetër ka mundësinë ta bëjë Gjermaninë të thotë PO, unë nuk arrita dot”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM SHUMË KRENAR"/ Granit Xhaka thyen heshtjen për shiritin e kapitenit
Previous article "REFORMA NË DREJTËSI NUK KA KTHIM PAS"/ Soreca: Shqipëria transformim të thellë si pak vende në botë...

k.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT