• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REFORMA NË DREJTËSI NUK KA KTHIM PAS”/ Soreca: Shqipëria transformim të thellë si pak vende në botë…
Home
Politikë

“REFORMA NË DREJTËSI NUK KA KTHIM PAS”/ Soreca: Shqipëria transformim të thellë si pak vende në botë…

4 October, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Mblidhen në Shqipëri ministrat e drejtësisë së 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë shqiptare. Fokus i konferencës rajonale të nivelit të lartë janë reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

“Ministeriali i Drejtësisë”, zhvillohet për të dytin vit radhazi në Tiranë. Ministeriali i radhës i drejtësisë do të jetë në Shkup, ku edhe Maqedonia e Veriut njëjtë si Shqipëria është në pritje të vendimit të rëndësishëm për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Padrejtësia në çfarëdolloj vendi është kërcënim dhe rrezik për drejtësinë”, ky është citim i Martin Luter King. Në rast se padrejtësia ndikon një qytetar të vetëm, atëherë është thyer kontrata sociale. Gjithçka ka të bëjë me drejtësinë se u siguron barazinë qytetarëve, një sistem funksional drejtësie është themeli i demokracisë. Zbatimi i ligjit jep frymëzime për tu ndjekur në vendet e tjera. BE është krenar që ka punuar pa fund që ka mbështetur Shqipërinë në reformën në drejtësi. Reformat ndodhin jo se i kërkojmë ne, por qytetarët shqiptarë kanë qenë të parët që kanë vuajtur nga një sistem drejtësi që kishte dështuar, dhe ata e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Një pronë e vjedhur ndër vite për arsye të një gjyqtari të korruptuar, apo një kriminal që nuk dënohet, është legjitimiteti i reformës në drejtësi tek i cili e kanë shpresën shqiptarët. Po t’i hedhim sytë në të shkuarën 3 vitet e fundit shumë pak vende në botë kanë bërë këtë transformim të thellë dhe kanë pasur këtë monitorim ndërkombëtar. 40 ligje të reja u ndryshuan që kishin të bënin me qeverisjen e gjyqësorit,. rreth 100 gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar nuk janë më pjesë e drejtësisë. Gjyqtarët që kanë kaluar vettingun nuk do të njollosen më. Duhet ti japim meritë gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e humbën busullën e integritetit. Sistemi i ri i drejtësisë është një realitet në të cilin nuk do të ketë kthim pas. Tek kjo reformë i kanë hedhur sytë edhe vendet e rajonit.

Pritshmëria është e lartë që të kemi Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese funksionale. Qytetarët mezi presin krijimin e BHK dhe SPAK. Detyra kolektive është të mos ketë ngadalësim në mes të këtij rrugëtimi. BE do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë, dhe gjatë 3 viteve në vijim do të ketë burime të tjera financiare me 42 milionë euro që janë programuar për drejtësisë. dhe 34 milionë euro do t’i jepen Shqipërisë për buxhetin për drejtësinë.

Jemi dy javë larg nga vendimi për të ardhmen në Shqipëri, pa reformën në drejtësi Shqipëria do duhej të kishte pritur vite për të ardhur në këtë ditë. reforma ka hedhur themele shumë të rëndësishme të paanshmërisë llogaridhënies, etj. Shqipëria është e gatshme të lëvizë në një stad tjetër. Çelja e negociatave do të ndryshojë gjithçka për Shqipërinë, procesi i reformës do të jetë i pakthyeshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "REFORMA NË DREJTËSI"/ Rama zbulon si Angela Merkel mori "PO-në" e Bundestagut
Previous article "NË ORËT EVONA TË NATËS"/ Ç’bëri Flori Mumajesi që i preku të gjithë: Sa shumë të doja vetëm kur... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT