• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FATI I BLEONA MATËS/ Zbulohen detaje tronditëse: Konfirmohet rrëmbimi i fëmijëve shqiptarë nga kroati
Home
Breaking News

FATI I BLEONA MATËS/ Zbulohen detaje tronditëse: Konfirmohet rrëmbimi i fëmijëve shqiptarë nga kroati

4 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vetëm para pak ditëve, emisioni investigativ ”Pa Gjurmë” në Report Tv ka raportuar një lajm drithërues, që ka lidhje me fatin e Bleona Matës, por jo vetëm. Një shtetas kroat, i cili dyshohet se ka rrëmbyer 4 fëmijë nga Maqedonia e Veriut është kapur në flagrancë në Zagrep dhe është burgosur nga autoritetet kroate.

33- vjecari Sadat Toskic ka përfunduar ne burg raportojnë mediat e huaja, pasi ne 12 mars te vitit 2012 sebashku me shtetasen kroate Sanja Krishto 35-vjec kane rrëmbyer 4 fëmijë shqiptare dhe i kanë regjistruar me dokumenta false në Zagrep, ku nuk ka asnjë të dhënë mbi këta katër të mitur shqiptarë, që dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut, dhe njëri prej tyre mund të jetë edhe Mitat Ibraimi, 8-vjeçari që u rrëmbye para oborrit të shtëpisë në fshatin e tij afër Shkupit.

Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevrij Ademi, në një lidhje direkte me moderatoren Odeta Dume ka konfirmuar lajmin dhe ka raportuar të tjera detaje.

“Ky shtetas kroat me emrin Sadat Toskic dyshohet se ka hyrë disa herë në territorin tonë dhe kuptohet qëllimi, ai i rrëmbimit të fëmijëve. Unë jam munduar të bëj disa verifikime këtu në Maqedoni edhe nëpërmjet policisë por kam folur edhe me banorët e zonës së vogëlushit Mitat Ibraimi. Policia ende nuk na ka dhënë një përgjigje zyrtare dhe në ditët në vijim do ta kemi. POR, banorët kur e kanë parë foton dhe lajmin, disa e konfirmojnë se e njohin si fytyrë, disa të tjerë nuk e njohin. Odeta, pa dyshim që institucionet tona janë informuar nga Kroacia për katër fëmijët e rrëmbyer në 12 mars të vitit 2012. Dyshojmë se fëmijët u rikthyen pranë familjes, këtu në Maqedoninë e Veriut dhe emrat nuk u bënë kurrë publike nga institucionet, për të ruajtur anonimatin e të miturve. Problemi qëndron se ne lajmet kroate shkruhej se shtetasi Sadat Toskic u kap flagrancë duke regjistruar 4 fëmijë, por akuzohet edhe për rrëmbimin e fëmijëve të tjerë. Ne dyshojmë se në mars të vitit 2010 ai rrëmbeu edhe Mitat Ibraimin afër Shkupit dhe në maj po të këtij vitit rrëmbeu edhe Bleona Matën nga mali Pikëllime i fshatit Zapot në Kukes.”- u shpreh gazetari.

Tashmë redaksia e “Pa Gjurmë” në bashkëpunim me kolegët në Maqedoninë e Veriut kanë nisur investigimet intensive rreth këtij lajmi për të hedhur dritë, pasi është e rëndësishme të zbulohen emrat e tjerë fëmijëve  shqiptarë të rrëmbyer nga ky grup kriminal në Kroaci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA MASIVE NË BAGDAD/ Policia përdor armë zjarri
Previous article EUROPA LEAGUE/ Talentet e Arsenal i dhurojnë fitoren me "POKER", Lazio përmbys Rennes

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT