• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROPOZIMI SURPRIZË/ Deputetët e rinj kërkojnë kredi si të pastrehë: Po flemë në çadra
Home
Politikë

PROPOZIMI SURPRIZË/ Deputetët e rinj kërkojnë kredi si të pastrehë: Po flemë në çadra

27 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Deputetët e rinj, të cilët morën mandatet që dorëzuan ligjvënësit e PD-LSI, kërkojë miratimin e një vendimi nga Parlamenti, për të përfituar kredi me interes të ulët ose zero, si të pastrehë. Propozimi është artikuluar nga deputeti demokrat Myslim Murrizi gjatë mbledhjes së fundit të Konferencës së Kryetarëve. Murrizi ka folur për kushte të vështira jetese të deputetëve të opozitës së re, të cilës sipas tij, po bëhen si disa pjesëtarë të komunitetit rom që flenë në çadra. Sipas Murrizit, buxhetit të shtetit nuk i kushton asgjë për të ndihmuar 15-20 deputetë që të blenë shtëpi të reja, në mënyrë që të kenë njëfarë dinjiteti. “A të bëjmë ndonjë vendi ma të biem dakord të gjithë parimisht, për 15 apo 20 deputetët e rinj, të cilët kanë nevojë të mbështeten? Më duket se deri në vitin 2009 ka qenë ligji që deputetët dhe funksionarët e lartë publik përfitonin një kredi me interes të ulët. A ekziston mundësia që të bëhet një vendim Kuvendi apo qeverie, nëse keni ndrojtje nga populizmi thoni që e ka propozuar Myslim Murrizi, që këta deputetë të marrin kredi?

Ata nuk janë aksionerë as në PPP-të dhe as në tendera, por e kanë të nevojshme të mbështeten me një kredi, siç kam marrë unë, por edhe ju në vitin 1997, 1992 dhe në vitet e tjera me radhë. Nuk besoj se është hipokrizi për të ndihmuar 15 apo 20 deputetë, prandaj duhet ta bëjmë një vendim. Pra, bëhet fjalë për 1 miliard lekë të vjetër, që janë më pak se 1 milion euro. T’ia heqim Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra. Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi, edhe për ekzistencën në këmbë të këtij parlamenti, ishalla po na hapen negociatat. Pra, nuk na kushton asgjë t’i mbështesim për të blerë një shtëpi”, ka propozuar Murrizi. Ky propozim ka kaluar në heshtje nga përfaqësuesit e mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve. Nga ana e tyre, nuk ka pas asnjë qëndrim, as pro dhe as kundra.

Anulimi i kredive të buta për zyrtarët

Në fillim të vitit 2014, disa muaj pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama vendosi të anulonte vendimin për strehimin e funksionarëve publikë, përmes kredive me interes të ulët ose zero. Ky vendim erdhi pas abuzimeve të rënda nga qeveria e mëparshme demokratike, ku me dhjetëra zyrtarë të lartë, ndonëse me disa banesa, përfituan kredi të buta si të pastrehë. Anulimi erdhi pas një auditimi të kryer nga ish-ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e cila konstatoi abuzime të rënda me kreditë e buta. Funksionarë publikë me 1, 2 ose më shumë shtëpi, kishin përfituar kredi për të blerë banesa të reja në zonat turistike. Në këtë kuadër, fondi i parashikuar për funksionarët publikë u alokuan për familjet e zakonshme, të cilët ishin realisht të pastreha.

Deputetët

Deputetët e rinj, të cilët morën mandatet që dorëzuan ligjvënësit e PD-LSI, kërkojë miratimin e një vendimi nga Parlamenti, për të përfituar kredi me interes të ulët ose zero, si të pastrehë.

Murrizi

“T’ia heqim Unazës 100 metra dhe t’ua japim këtyre deputetëve që të kenë edhe ata një farë dinjiteti, sepse po bëhen si arixhinjtë me çadra. Unë besoj se gjithsecili deputet që është futur tani ka një farë rëndësie për mbarëvajtjen e këtij vendi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KE BALLKON TË RREZIKSHËM”/ Gjuzi s’i ndahet ish-missit: Jap dorëheqjen për ty! (VIDEO)
Previous article "KRIZA"/ Kryeministri grek i kërkon BE-së ndihmë për Turqinë që të ndalojë migrantët

k.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI) Aktualitet

TRAGJEDI NË PATOS/ 46-vjeçari teksa montonte shtyllë elektrike (EMRI)

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT