Deputeti Kujtim Gjuzi është përplasur në emision me ish-missin shqiptar Silvana Bushatin, të cilës vetëm para pak ditësh i tha se kishte ballkon të rrezikshëm, referuar gjoksit.
Teksa diskutonin në lidhje me integrimin e vendit në Europë, në emisionin “360 gradë”, të ftuarit u përfshinë në një debat.
Bushati, të cilën Gjuzi e bëri zv/Presidente të partisë së tij tha se me njerëz si deputeti Kujtim Gjuzi vendin ynë nuk shkon në Europë.
Diskutimi në studio:
Bushati: Unë mendoj se me Kujtim Gjuzin me shokë në parlament ne Kurrë nuk ikim në Europë, pa u zëvendësuar nga ne rinia.
Gjuzi: Jap dorëheqjen nëse më zëvendëson drejtpërdrejtë.
Bushati: Drejtpërdrejt jo se ndoshta devijoj gjatë rrugës.
Gjuzi: Ça t’ka bërë PD, ty të ka lënë jashtë, tjetrin e ka lënë jashtë.
Bushati: Ne nuk jemi zëvnedësues pot kemi vendin tonë kudo që të jemi. Nëse vjen rinia dhe u zë vendin këtyre ne kemi hapësirë që të shkojmë jo vetëm në Europë, por kudo. Por me deputetë si Gjuzi dhe shokët e tij në parlament ne kurrë nuk do të jemi në Europë.
Kujtim Gjuzi: Është e drejta e një zonjushe t’i hapim krahun.
Zheji: Se ky thoshte jo ballkoni, jo kështu gjërash, bënte flirte.
Bushati: Mos na fut me këto gjëra tani.
Gjuzi: Do ti zësh vendin Jul Dedës për emision kështu tani. Emisioni juaj ka format akademik.
Zheji: Unë se lë të të sulmoj në emisionin tim ty, sot dil nga parlamenti. Ti mezi hyre.


