• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRIZA”/ Kryeministri grek i kërkon BE-së ndihmë për Turqinë që të ndalojë migrantët
Home
Nderkombetare

“KRIZA”/ Kryeministri grek i kërkon BE-së ndihmë për Turqinë që të ndalojë migrantët

27 September, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të ndajë më shumë para për Turqinë, në mënyrë që kjo e fundit të ndalojë rrjedhën në rritje të migrantëve në Evropë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërcënuar se do t’i hapë dyert për migrantët dhe refugjatët, nëse partnerët ndërkombëtarë nuk i japin më shumë ndihmë.

Në Turqi aktualisht ndodhen mbi 3.6 milionë refugjatë nga Siria.

Një ditë pas takimit me Erdoganin, Mitsotakis tha se marrëveshja e vitit 2016, me të cilën Bashkimi Evropian ka marrë përsipër ndarjen e 6 milionë eurove për Turqinë, në këmbim të frenimit të migrantëve, është nën “presion të rëndë”.

“Është shumë e qartë për mua se kemi nevojë për marrëveshje të re”, tha Mitsotakis, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Turqia duhet të angazhohet për ruajtjen e marrëveshjes dhe Bashkimi Evropian duhet ta dijë se Turqia po strehon miliona refugjatë dhe duhet t’i sigurojë asaj mbështetje shtesë financiare, pas vitit 2019”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis ka marrë qëndrim më të ashpër ndaj migrantëve sesa paraardhësi i tij, Alexis Tsipras, i cili i ka mirëpritur ata në baza humanitare.

Mitsotakis, konservatorët e të cilit e kanë mundur Tsiprasin në zgjedhjet e korrikut, tha se numri i “migrantëve ekonomikë” në Greqi po rritet.

Ai tha se do të bëjë presion për më shumë mbështetje nga vendet e tjera të BE-së dhe shtoi se është “thellësisht e padrejtë” që vendet lindore refuzojnë të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjes së migrantëve dhe refugjatëve.

Evropa, në vitin 2015, është përballur me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbi 1 milion njerëz, të ikur kryesisht nga vatrat e luftës në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në kontinent./Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROPOZIMI SURPRIZË/ Deputetët e rinj kërkojnë kredi si të pastrehë: Po flemë në çadra
Previous article ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Limaj: Me Serbinë na duhet një marrëveshje që mbyll konfliktin

k.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT