Një ndërhyrje e rrallë në tru u realizua në qendrën spitalore “Nënë Tereza” nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petrela, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore, profesor Henry Marsh.
Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet në QSUT me profesor Henry Marsh.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vlerësoi ekipin mjekësor dhe ndërhyrjen delikate të kryer në QSUT, e cila rezultoi e sukseshme.
“Punë fantastike e ekipit të neurokirurgjisë, me mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik, i cili rikthehet në Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë”, -tha Manastirliu.


