• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TË “ALARMUAR”/ Serbët: SHBA dhe Shqipëria po përpiqen të përfshijnë Kosovën në …
Home
Rajon

TË “ALARMUAR”/ Serbët: SHBA dhe Shqipëria po përpiqen të përfshijnë Kosovën në …

5 September, 2019 F.autor Rajon

SHBA dhe Shqipëria po përpiqen ta përfshijnë Ushtrinë e Kosovës në ushtrimin “Karta Amerikano – Adriatike”, e cila do të mbahet prej 21 deri 24 tetor në Shqipëri, siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, “përkundër kundërshtimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, që po pëson presion nga SHBA”.

Ushtrimi “Joint Reaction 2019” mbahet në kuadër të iniciativës A-5, gjegjësisht “Kartës Amerikano-Adriatike”, anëtaret e të cilës janë Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, derisa Serbia e ka statusin e vëzhguesit.

Mirëpo, siç pretendon gazeta, “në përpjekje të forcohet pavarësia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të transofmohen në Ushtri, amerikanët po përpiqen që në A-5 ta shtyjnë edhe Kosovën”.

Prandaj, vazhdon gazeta, “pjesëmarrëseve të Joint Reaction 2019, në konferencën finale mbi ushtrimet, të mbajtur në korrik, është dhënë për nënshkrim marrëveshja teknike për pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, transmeton insajderi.

Faktori i rëndësishëm është “presioni i Uashingtoni nën të cilin BeH mund të pranojë të marrë pjesë së bashku me Ushtrinë e Kosovës, e që nuk është hera e parë, sepse kjo ka ndodhur edhe në ushtrimin e NATO-s të mbajtur kohë më parë në Kroaci”.

Vendet e NATO-s janë shumë të angazhuara në trajnimin e ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë udhëheqin SHBA, por edhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia, ku tashmë e kanë kryer trajnimin dy pilotë, të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Përkrahje të rëndësishme për Kosovën në segmentin ushtarak po ofron edhe Kroacia, para se gjithash përmes të veteranëve të luftës së fundit.

Ata janë të angazhuar për trajnimin e ushtarëve kosovarë për veprime me modelin e “Stuhisë”, gjë që praktikisht është përgatitje për aksion në veri të Kosovës, në rast se Prishtina vendosë ta integrojë gjithë territorin e Kosovës dhe ta rrumbullakojë integritetin territorial të saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA NARKOZË/ Mjekët e QSUT realizojnë ndërhyrjen e rrallë në trurin e një pacienti
Previous article PËRDORNI VAJIN E PESHKUT? Këto janë efektet anësore që duhet ti dini patjetër

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT