• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJIDHJA E SITUATËS POLITIKE/ Zyrtari i DASH shkon në zyrën e kryeministrit Rama
Home
Politikë

ZGJIDHJA E SITUATËS POLITIKE/ Zyrtari i DASH shkon në zyrën e kryeministrit Rama

4 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Zyrtari i DASH, David Kostelancik, po qëndron për një vizitë në vendin tonë për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Rreth orë 17:00 Kostelancik iu drejtua zyrës së kryeministrit Edi Rama, për të përmbyllur takimet e sotme. Në qendër të diskutimeve është kriza politike në vend.

Takimi me Bashën dhe Kryemadhin

Takimi në selinë blu me kryetarin Lulzim Basha zgjati për më shumë se një orë. Më pas Kostelancik iu drejtua selisë së LSI për tu takuar me kryetaren Monika Kryemadhi.

90 minuta takim me Ruçin

Takimet intensive të zyrtarit amerikan kanë nisur në 11:00 me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, me të cilin qëndroi përreth 90 minuta. Në përfundim nuk pati asnjë prononcim për mediat, ndërsa sipas njoftimit nga zyra për shtyp e Kuvendit në fokus të bisedimeve ka qenë reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore.

Ruçi ka nënvizuar se pa kontributin e SHBA-së, reforma në drejtësi nuk do të ishte e mundur.

Drejtori David Kostelancik falënderoi kryetarin Ruçi për vlerësimin e kontributit të ShBA dhe ambasadës në Tiranë për thellimin e reformave për transformimin e Shqipërisë dhe vuri në dukje se Ballkani është me rëndësi jetike për ShBA, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Sekretarin Pompeo.

Kostelancik nënvizoi se SHBA e konsideron Shqipqërinë si një aleat strategjik në NATO dhe e vlerëson shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me të.

Ai nënvizoi mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi. “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”,- vuri në dukje drejtori Kastelancik.

Kostelancik vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës.

Kostelancik në orën 15:30 do të takojë kryetaren e LSI-Monika Kryemadhi.

Axhenda e takimeve do të përmbyllet në orën 17:00 të pasdites, ku zyrtari i lartë amerikan do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Tirana pritet ta vizitohet gjatë muajit shtator nga zyrtarë të lartë evropianë por edhe nga SHBA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA NGA GRUMBULLIMI ME ITALINË/ Lorenzo Insigne fshehu dëmtimin, për shkak se donte të luante kundër...
Previous article "HARROJNË PROTESTËN"/ Banorët e Unazës së Re festojnë me këngën për Berishën, lënë jashtë Bashën dhe Ballliun (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT