• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I ZHVATI SHTETI MIJËRA FRANGA/ Si u zbulua shqiptarja në Zvicër. Mashtrimi me aksidentin, por kur u përgjua …
Home
Aktualitet
Kronikë

I ZHVATI SHTETI MIJËRA FRANGA/ Si u zbulua shqiptarja në Zvicër. Mashtrimi me aksidentin, por kur u përgjua …

3 September, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Qarkut Rheintal ka dënuar kosovaren M. F*. me 4 vite e gjysmë burg për veprën penale abuzim me pensionin e invaliditetit.

I akuzuari tjetër, bashkëshorti i saj, A. F. është dënuar 24 muaj burg por me kusht. Po këto dënime i kishte kërkuar edhe prokuroria, për të dytë.

 

Gjykata ka konstatuar se kosovarja 49 vjeçare, që nga shkurti i vitit 2003 ka simuluar duke u paraqitur si e paaftë për punë dhe ka marrë pensionin e invaliditetit, shkruan blick.ch.

Gjithçka ka ecur mirë deri në vitin 2014, kur enti social i St. Gallenit ka marrë një informacion anonim lidhur me abuzimin dhe ka filluar observimin e rastit.

Në aktakuzë, prokuroria flet për gjithsej 688 mijë franga që çifti i ka zhvatur nga sigurimet sociale, përfshirë këtu edhe të hollat në emër të bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Sipas akuzës, gruaja e paraqitur si invalide, paralelisht me pensionin përkatës, ka fituar para edhe nga firma e vogël e sigurimeve që ishte e regjistruar me emrin e bashkëshortit të saj.

Informacioni anonim fliste se kosovarja që konsiderohej invalide, ngiste makinën, mbante pesha te renda dhe ishte e angazhuar si punëtore sigurimesh, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto punë ishin në kundërshtim me dosjen e saj mjekësore, sipas së cilës ajo, pas një aksidenti të pësuar në stator të vitit 2001, ishte e paaftë për punë në shkallën 100 për qind.

Para gjykatës, 49 vjeçarja ka deklaruar veten të pafajshme. “Këto akuza janë shumë të rënda. Unë me siguri nuk jam duke simuluar”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e sëmurë rëndë: kishte dhembje në kokë, kurriz, qafë, në gjithë trupin. Diagnoza e saj për vetveten është: “Unë nuk mund të punoj”.

Por trupi gjykues ka tjetër qëndrim rreth kësaj. “Sjellja juaj duhet kualifikuar si tepër e pacipë!”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Gjykata është shprehur para së gjithash e shokuar me deklarimet e gruas, të incizuara gjatë përgjimit të telefonatave, të lejuara me vendim gjyqësor.

Duke qenë se dy bashkëshortët pas fillimit të hetimeve kundër tyre kanë falimentuar me mashtrim ndërmarrjen e tyre të sigurimeve dhe paratë i kanë bartur në Kosovë, ata ligjërisht do të duhej të dëboheshin detyrimisht nga Zvicra.

Por, ata mund t`i shpëtojnë këtij dënimi për një arsye të thjeshtë: neni përkatës ligjor që mundëson një gjë të tillë, ka hyrë në fuqi vetëm në tetor 2016 ndërsa pjesa më e madhe e veprimeve të kundërligjshme ka ndodhur para kësaj date. Por, një tërheqje eventuale e lejes së qëndrimit në Zvicër është ende e mundur.

Sidoqoftë, çiftit kosovar edhe kështu do t`i duhet të paguajë shuma të mëdha në emër të zhdëmtimit: Gruaja, si e fajësuar kryesore duhet t`ia paguajë shtetit 577 mijë franga ndërsa bashkëshorti i saj, 100.000 franga, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, bllokimi i regjistrit të tokës do të mbahet në fuqi, në mënyrë që shtëpia e të dyve në Berneck SG një ditë të mund të vihet në procedurë përmbarimi (të merret nga shteti në emër të nxjerrjes së borxheve).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET ÇMIMI/ Al-Khelaifi i thotë "PO" Barcelonës, Neymar shitet për kaq miliona
Previous article PS “GOZHDON" ILIR METËN/ Të premten thirret në komisionin hetimor, sot hapet dosja e provave dhe vuloset plani i shkarkimit

k.autor

Postime të ngjashme

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT