• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS “GOZHDON” ILIR METËN/ Të premten thirret në komisionin hetimor, sot hapet dosja e provave dhe vuloset plani i shkarkimit
Home
Politikë

PS “GOZHDON” ILIR METËN/ Të premten thirret në komisionin hetimor, sot hapet dosja e provave dhe vuloset plani i shkarkimit

3 September, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta pritet të vuloset brenda muajit tetor. Ditën e djeshme nisi sesioni i ri parlamentar dhe sipas gjasave fokusi kryesor do të jetë Presidenti Ilir Meta. Konferenca e Kryetarëve miratoi dje kalendarin tre javor të punimeve, ndërsa nuk parashikohet që të ketë vendimmarrje, sa i takon shkarkimit të kreut të shtetit. Por gazeta u interesua tek anëtarët e Komisionit Hetimor, të cilët bënë me dije se ky komision do të mblidhet sot në orën 12:00, ku në fokus do të ketë dy çështje kryesore. Sipas asaj që pohuan anëtarët në mbledhjen e sotme, komisioni do të miratojë planin hetimor në lidhje me shkeljet që mund të ketë bërë Presidenti Meta, ndërsa pika tjetër është miratimi i procesverbalit të mbledhjeve të shkuara. Mësohet se në planin punës është hartuar dhe lisat e dëshmitarëve që do të thirren, mes të cilëve dhe vetë presidenti. Mësohet se atij do i kërkohet që të paraqitet në komision ditën e premte për të dhënë sqarime për shtyrjen e zgjedhjeve. Po ashtu, të njëjtat burime theksuan për gazetën se gjatë këtyre dy javëve Komisioni Hetimor do të shqyrtojë një për një edhe të gjitha përgjigjet që 8 institucionet i kanë kthyer komisionit. Ndërkohë, mësohet se pas Metës, do thirren një nga një shumë emra për të dëshmuar. Sipas informacioneve, pjesë e listës së dëshmitarëve pritet të jenë përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarët, sekretarët apo anëtarë të KZAZ-ve, sidomos ata të cilët ranë pre e sulmeve të protestuesve të opozitës, pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit nga kreu i shtetit; përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme; përfaqësues të Autoritetit të Medias Audiovizive si dhe kryetar të partive politike që morën pjesë në zgjedhje. Ndërkaq, nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.

Shkarkimi i Metës vuloset në tetor

Sipas informacioneve, po gjatë këtyre ditëve anëtarët e Komisionit Hetimor pritet të zhvillojnë edhe një takim me Komisionin e Venecias, i cili pritet të vijë në Tiranë brenda 10 ditëshit të parë të shtatorit, në mënyrë që të kenë një opinion paraprak për shkarkimin e Metës. Kjo edhe për faktin se nëse opinioni paraprak i Venecias nxjerr me shkelje Presidentin, edhe opinioni final do të jetë pak a shumë i njëjtë. Kështu që, përveç gjetjeve të tij Komisioni Hetimor do të marrë në konsideratë edhe opinion e Komisionit të Venecias për të çuar në gijotinë Metën. Pra, pasi të ndodhin të gjitha këto, Komisioni Hetimor pritet që t’i drejtohet Kuvendit me një raport, me anë të së cilit do të kërkojë votën e deputetëve për shkarkimin e kreut të shtetit nga detyra. Sipas të gjithë përllogaritjeve, shkarkimi i Metës pritet që të ndodhë brenda 8 tetorit, teksa më pas topi kalon në fushën e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka tagrin për vendimin final dhe për të vendosur nëse kreu i shtetit ka kryer shkelje apo jo. Megjithatë, mbetet të shihet si do të shkojnë procedurat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila momentalisht është jofunksionale.

KED ndez motorët për ngritjen e Kushtetueses

Por sinjalet janë se edhe Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë jetë shumë shpejt. Kjo pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndezur motorët për ngritjen e Kushtetueses. Pak ditë më parë KED bllokoi garën, pasi vendosi të rihapë garën për Kushtetuesen, ndërsa skulifikoi nga gara gjyqtaren Zhaklina Peto. Por një vendim i Gjykatës Administrative të Apelit duket se ndryshoi të gjithë situatën. Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Zhaklina Peto është rikthyer në garë me vendim të kësaj gjykate. Kështu që, tani Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet të rishqyrtojë dokumentet për Zhaklina Peton dhe më pas, do të dorëzojë në Presidencë dhe në Kuvend listat me emrat e pikëzuar, ku këto dy institucione pritet që të bëjnë përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses. Pra, me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese edhe çështja e shkarkimit të Metës, zhbllokohet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ZHVATI SHTETI MIJËRA FRANGA/ Si u zbulua shqiptarja në Zvicër. Mashtrimi me aksidentin, por kur u përgjua …
Previous article GETOARI ZBULON GJITHÇKA/ Luana bën publike lidhjen me Krenarin në ditëlindjen e saj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet Politikë

APELI VENDOS NESËR/ Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët Politikë

"FESTË NË SERBI! U SHQYRTUAN DOSJET..."/ Berisha: Ditë e rëndë për shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT