• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Burgu përjetë është jashtë hekurave”, drama e Fatimes: Burri skizofren, vajza e sëmurë
Home
Sociale

“Burgu përjetë është jashtë hekurave”, drama e Fatimes: Burri skizofren, vajza e sëmurë

20 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Duket si një histori filmash dramatik por është një dramë e vërtetë njerëzore, e një gruaje të fortë që jetën e saj ndoshta duhet ta shkruajë në një libër. E tillë është jeta e Fatimes që vjen sot në një intervistë pak minutëshe në “Njerëz në fokus” në News24 që ka folur sot për integrimin e ish-të dënuarave pas burgut.

 

Përtej vuajtjeve gjatë gjithë jetës, Fatime Fregjaj edhe në moshën 60-vjeçare i jep forcë dhe besim vetes por edhe njerëzve të afërt të saj.

 

Jetën e ka kaluar mes 4 mureve të burgut dhe lirisë, por siç thotë ajo, liria e saj ka qenë më keq sesa 3 dënimet që ka kryer. Në një rrëfim ajo e përkufizon në këtë mënyrë jetën saj, raporton “BalkanWeb”.

“I kam thënë drejtoreshës së burgut, unë burgun përjetë e kam jashtë hekurave”, nis rrëfimin Fatimja.

Integrimi pas daljes nga burgu është i vështirë. Më kryesorja dhe vështirësia më e madhe është gjetja e një pune. Shteti nuk e ka ndihmuar me asnjë punë, dhe ajo ka gjetur rrugën e saj. Të mbledhë kanoçe gjatë gjithë natës, për të siguruar bukën e gojës për vete dhe paratë për kafe e cigare.

Fatime Fregjaj është divorcuar nga bashkëshorti i saj që në vitin 1994, por një plagë e përbashkët familjare, megjithëse të ndarë ligjërisht i ka detyruar që të jetojnë bashkë. Ajo është vajza e tyre, 29-vjeçare Izaura e cila ka probleme mendore. Fatimes Fregjës përveç vajzës, i duhet të kujdeset edhe për babain e fëmijëve të saj, pasi edhe ai vuan nga skizofrenia.

Pagesa që merr për vajzën është shumë e vogël edhe për shkak të klasifikimit që i ka caktuar mjekja. “Burri merr 160 mijë lekë kurse vajza 100 mijë lekë të vjetra. Çfarë të bëjë më parë me ato para, të blej bebelina apo ilaçe”, thotë Fatimja.

Fatime Fregja kërkon ndihmë nga shteti pasi me dy të sëmurë, e ka të pamundur që t’ia dalë financiarisht.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për emisionin ‘Njerëz në fokus’ Fregja tha se nuk i ishte ofruar asnjë punë deri më tani nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shtoi se është e gatshme të punojë edhe në Komunale.

“Smë ka thënë kush për punë, kam kërkuar një punë natën. S’dua punë zyre, se mi ka hangër dhia librat me kohë. Kam kërkuar punë edhe në komunale, jam e gatshme edhe të fshij rrugët. Pasi gjatë ditës duhet të rri me vajzën time. Natën vajza fle gjumë dhe rri me babain. Dy të sëmurë mendorë shkojnë dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Duke uruar dhe shpresuar që lirinë të mos e shikojë si një burg të përjetshëm, ajo që na mbetet është apeli ndaj shteti që ta ndihmojë Fatime Fregjën dhe familjen e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Drejtësia, “ping pong” me çështjen e goditjes së makinës së policisë në Elbasan
Previous article Gruas nga Tirana i marrin portofolin në një dyqan, zbulon se autori është…

k.autor

Postime të ngjashme

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri Aktualitet

"MOS KURSENI NË BLERJEN E..."/ Artan Dulaku: Ja kush po investon në Shqipëri

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT