• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Drejtësia, “ping pong” me çështjen e goditjes së makinës së policisë në Elbasan
Home
Aktualitet
Drejtësi

Drejtësia, “ping pong” me çështjen e goditjes së makinës së policisë në Elbasan

20 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kanë kaluar gati 3 muaj nga ngjarja e bujshme e Elbasanit ku një automjet i blinduar goditi një makinë të policisë ku ndodhej nëndrejtori Gjergj Oshafi. Megjithatë prokuroria shqiptare jo vetëm që nuk po heton, por ende nuk po vendos se cila prokurori duhet ta ndjekë çështjen, Krimet e Rënda apo prokuroria e Elbasanit. Mesa duket kjo çështje ku u përfolën edhe familiarë të kryebashkiakut Qezim Sejdini është një “patate e nxehtë” për organin e akuzës ku institucionet janë vënë në garë për ta hequr nga vetja.

Fillimisht çështjen nisi ta hetojë prokuroria e Elbasanit. Duke qenë se u ngrit akuza e “goditjes së punonjësit të policisë për shkak të detyrës” ajo ia kaloi për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë. Me kërkesë të saj Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg Valmir Dedjan, 44 vjeç dhe Klement Xhaferrin i cili akuzohet se ishte në drejtimin e makinës. Në arrest shtëpie u la Ledio Zabeli që ndodhej si pasagjer në makinë.

Nuk zgjati shumë dhe krimet e Rënda ia “pasuan” sërish çështjen Elbasanit. Arsyeja? Ndryshoi sërish akuza. Nga “goditje e punonjësit të policisë për shkak të detyrës” u bë në “mosbindje ndaj punonjësit të policisë”, akuzë që shqyrtohet në rrethe. Por çështja nuk mbeti me kaq. Këtë të mërkurë, burime të lapsi.al nga prokuroria e Elbasanit thanë se e kanë nisur sërish çështjen te Krimet e Rënda në Tiranë.

Shkak sipas tyre është bërë moskonfirmimi nga Gjykata e Krimeve të Renda që çështja t’i kalojë Elbasanit në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit të Procedurës Penale. Duket se derisa dy prokuroritë shqiptare të merren vesh do të përfundojnë afatet e hetimit dhe të arrestuarit do të shijojnë lirinë, ndoshta pa shkuar në gjyq fare. Dhe kjo mund të mos jetë rastësi. ©LAPSI.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Parlamenti shqiptar, si një stadium me tifozë të këqij”. Artikulli denigrues i “La Stampa” për Shqipërinë
Previous article “Burgu përjetë është jashtë hekurave”, drama e Fatimes: Burri skizofren, vajza e sëmurë

k.autor

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT