Një gruaje i kanë vjedhur portofolin në një dyqan në Tiranë, dhe më e keqja është se ia ka marrë vete djali i pronarit, i cili gjithashtu punonte si administrator në dyqan.
Gruaja ka bërë kallëzim në Polici dhe kjo e fundit ka shpallur në kërkim 14-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur F.D, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zef Jubani”, në dyqanin që administron, i ka vjedhur portofolin me një shumë lekësh shtetases B.M, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal


