22 Korrik.
Kjo është edhe data e fundit që kemi parë kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi të ketë një qendrim apo reagim mbi situatën politike në vend. Plot 1 muaj.
I fundit ka qenë pikërisht në 3 vjetorin e reformës në drejtësi, për të cilën Kryemadhi theksonte se pa të e votën e saj kjo reformë nuk do kishte kaluar e se rezultatet nuk I ka dhënë ende.
Pas këtij postimi, erdhi një urim për ish deputeten e LSI Klajda Gjosha që u bë nënë, një foto e Kryemadhit me djalin në pushime e një urim për Kurban Bajramin 1 javë më parë.
Vetë Kryemadhi një muaj më parë deklaronte se për të dhe opozitën nuk do kishte as një ditë pushim.
Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhje. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët’’.
E ndërsa sot, ka vetëm ditë pushime dhe asnjë mbështetje për kryetarin e opozitës Lulzim Basha apo aleatët e tjerë. Asnjë prenoncim për mediat. As qoftë edhe një status.
Asgjë.
Ndërkohë që I lë vendin bashkëshortit të saj, Presidentit të Republikës të marrë “krahun” në skenën politike, Kryemadhit duket se relaksimi I verës po I pëlqen më shumë nga çe priste ajo vetë.
AlpeNews.al


