E sot gjatë ditës Jeremiç e ka pyetur Vuçiçin rreth takimit në Nju Jork duke i kërkuar përgjigje nëse në takimin me Pompeon ka marrë pjesë edhe ish –Kryeministri Tony Blair, i cili po ashtu shpesh është apostrofuar se është i përfshirë në çështjen e bisedimeve rreth Kosovës pasi tashmë dihet se ai ka raporte pune edhe me Edi Ramën. Siç dihet Blair pas largimit nga Zyra e Kryeministrit merret me lobim.
“I nderuar Vuçiç, a është e vërtetë se në takimin e djeshëm në Nju Jork me Sekretarin Amerikan të Shtetit ka marrë pjesë edhe Tony Blair? Nëse po, në çfarë kapaciteti – si këshilltar apo si mik personal i juaji, apo këshilltar i Qeverisë së Serbisë? ka shkruar Jeremic në Twitter.
Ndryshe State Departamenti duke njoftuar rreth takimit Pompeo –Vuçiq ka bërë me dije se shefit të shtetit serb i është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës si rezultat i ndërsjellë.


