• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGA VJEDHJA E ENERGJISË TEK…”/ Drejtësia e “fali” disa herë, zbulohen dënimet e mëparshme të Mihal Kokëdhimës
Home
Breaking News

“NGA VJEDHJA E ENERGJISË TEK…”/ Drejtësia e “fali” disa herë, zbulohen dënimet e mëparshme të Mihal Kokëdhimës

20 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

A ishte Mihal Kokëdhima një person me precedent penal dhe shteti kishte dijeni për sjelljet e tij ndaj ligjit dhe klientëve? Në më pak se 24 orë, ai për shkak të dhunës së ushtruar ndaj turistëve spanjollw mes tyre dhe familjes së miliarderit Eugen Galdon u kthye në njeriun më të komentuar dhe publik, kjo edhe përtej kufijve shqiptarë.

Por një vëzhgim i ReportTv nxjerr në pah se Kokëdhima rezulton se për institucionet shtetërore nga Vlora në Sarandë është po aq i njohur për shkeljet e ligjit por i toleruar nga drejtësia dhe agjencitë e zbatimit të ligjit. Në 2015, Mihali është përballur me drejtësinë për veprën penale të vjedhjes së energjisë dhe vetëm në prill 2016, ai është dënuar nga gjykata e Vlorës. Prokuroria fillimisht ka kërkuar tre muaj burg për Mihal Kokëdhimën ndërsa ai është dënuar me 18 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale por të mbaj kontakte me shërbimin e provës.

Pa u mbushur një vit nga ky dënim i drejtësisë shqiptare, Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish me shkeljen e ligjit, këtë herë me ndërtim pa leje në pronën që ai ishte administrator në resortin “Panorama”. Këtë herë prokuroria Eranda Laze siç shihni në këtë dokument të siguruar nga ReportTv ka kërkuar një vit burg, por në aplikim të nenit 59, Mihal Kokëdhimës sërish i është pezulluar burgu për t’iu kthyer në shërbim prove me kushtin që të mos kryej tjetër vepër penale.

Në shtator 2017, Kokëdhima dënohet me 16 muaj shërbim prove edhe pse më parë kishte marrë një dënim të tillë dhe konsiderohej përsëritës dhe s’mund të aplikohej neni 59, ai sërish është favorizuar nga drejtësia shqiptare. Në rast se drejtësia do të kishte funksionuar me Mihalin si me çdo person tjetër me postulatin të barabartë para ligjit, më e pakta ai do të ishte rehabilituar ose s’do e çonte ndërmend të dhunonte turistët.

Rasti me familjen e miliarderit Spanjoll Galdon nxori në pah se turistët kanë ngritur prej kohësh shqetësimin e keqtrajtimeve prej tij, por shteti shqiptarë as ka denjuar t’i hedh një sy tripadvasior ku ka tjetër raste dhune kur ai është filmuar teksa zihet me disa zonja që pushonin në plazhin e tij siç dhe duket në këtë foto.

Momenti kur Mihal Kokëdhima sulmon dy turiste të tjera

E ndërsa neni 59, i kodit të procedurës penale thotë se pezullohet burgimi për një person që ka vështirësi për të jetuar e mbajtur familjen, abuzimi me këtë nen nga prokuror e gjyqtar kanë favorizuar biznesmenin që ishte kthyer në makthin e turistëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPEN "MAT" BABË E BIR NË KORÇË/ Kultivonin kanabis në banesën e tyre, në polici edhe kryeplaku i fshatit
Previous article ME NJË TRUP PERFEKT/ Inis Gjoni tregon linjat fantastike me bikini (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë' Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Muzeu i Gjirokastrës prezanton Çerçiz Topullin si 'karikaturë'

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT