Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përplas teka udhëtonte me bicikletë në hyrje të qytetit të Lushnjes.
Shoferi është shoqëruar dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në Dushkë, Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ,ka aksidentuar shtetasin M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Shtetasi M.D është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.