Parukeria e një shtetaseje në fshatin Nikël në Krujë është shpërthyer me tritol mbrëmjen e djeshme.
Informacion paraprak nga policia e Durrësit:
Më datë 16.08.2019, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit pasi rreth orës 01:00, në fshatin Nikël, Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në biznesin (parukieri) e shtetases R.Sh., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


