Nje aksident me disa te plagosur eshte shenuara paraditen e kesaj te premte te varrezat publike ne aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.
Burimet nga vendi i ngjarjes bejne me dije se jane dy automjete të përfshira ne aksident.
Njoftimi paraprak nga policia është për 5 persona të lënduar, jo në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet ne vendngjarje nderkohe qe te lenduarit jane derguar ne spital per te marre ndihemen e pare.




