“Venë dhe verë” festa lokale në Golem mblodhi bashkë dhjetra kantina të zonës së Shqipërisë së Mesme dhe qindra turistë të cilët shijuan verën shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur këtë festë për të uruar mirëmëngjes.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Verë&Venë Fest në shëtitoren e Golemit, ku dhjetra kantina e bisnese të reja agroturistike të zonës së Shqipërisë së Mesme, ofruan për pushuesit vendas e të huaj produktet më të mira shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
“Venë dhe Verë Fest ”e shndërroi pedonalen e Golemit në një hapësirë festive duke tërhequr turistët e shumtë që pushojnë në këtë zonë. Kantinat prezantuan produktet më të mira, të cilat u vlerësuan nga turistët e huaj, të surprizuar nga larmia e etiketave shqiptare dhe cilësia e verës së ofruar.
MIRËMËNGJES 😃dhe me këto pamje nga Verë&Venë Fest në shëtitoren e Golemit, ku dhjetra kantina e bisnese të reja agroturistike të zonës së Shqipërisë së Mesme, ofruan për pushuesit vendas e të huaj produktet më të mira shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë #smilealbania😀🇦🇱
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 14. August 2019


