• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TKURRJA E POPULLSISË”/ Qytetarët e Korçës, Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës në presionin e rënies së dyfishtë
Home
Aktualitet

“TKURRJA E POPULLSISË”/ Qytetarët e Korçës, Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës në presionin e rënies së dyfishtë

15 August, 2019 k.autor Aktualitet

Popullsia e Shqipërisë është futur në një cikël tkurrjeje me skenarë të zymtë për dekadat në vijim, por për katër qarqe të vendit projeksionet janë disi më dramatike pasi tkurrja e tyre është vënë në presionin e fenomeneve të shumëfishta.

Në tremujorin e dytë të vitit përveç emigracionit të lartë, dhe lëvizjeve të brendshme qarqet e Vlorës, Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës patën një shtesë natyrore negative, ndryshe nga 8 qarqet e tjera.

Kjo do të thotë se numri i vdekjeve për katër qarqet kanë qenë më i larte se i lindjeve dhe marrë në konsideratë emigracionin këto qarqe janë futur në një proces natyrore të tkurrjes së popullsisë.

Sipas INSTAT, në të gjithë qarkun e Beratit linden vetëm 240 foshnja në tremujorin e dytë 2019, ndërsa vdiqën 311 persona.

Personat  që vdiqën ishin 71 më të shumte se ata që lindën, për pasojë popullsia e qarkut të Beratit është futur në një rënie natyrore të popullsisë. Qarku i Beratit në dekadën e fundit ka pësuar rënie të madhe të popullsisë në raport me qarqet e tjera.

Në qarkun e Korçës lindën 418 foshnja, ndërsa numri i vdekjeve ishte 511 ose 98 më shumë se numri i lindjeve. Këto zhvillime e kanë çuar qarkun e Korçës në një rënie natyrore të popullsisë edhe në rast se emigracioni i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme do të ishin zero.

Në Qarkun e Vlorës linden vetëm 270 foshnja në tremujorin e dytë dhe vdiqën 81 persona më shumë se sa lindën duke bërë që edhe ky qark bregdetar të përfshihet në tkurrjen natyrore të popullsisë.

Në qarkun e Gjirokastrës lindën vetëm 111 bebe, teksa vdiqën 148 persona ose 37 më shumë se lindën, duke e përfshirë edhe Gjirokastrën në qarkun me rënie natyrore të popullsisë. Ky qark ka numrin më të ulët të lindjeve në rang vendi dhe ka popullsinë më të plakur në rang vendi.

Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2018..

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TANI KAM VETËBESIM"/ Modelja e njohur injekton botox në sqetull (FOTO)
Previous article KËNGA MAGJIKE 2019/ Zbulohet kush do prezantojë përkrahë Ardit Gjebreas

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT