Ndarja nga jeta e regjisorit të mirënjohur dhe të dashur shqiptar, Gjergj Xhuvanit, ka lënë një shije të hidhur tek i gjithë publiku i tij, i cili e donte dhe e ndiqte me ëndje krijimtarinë e tij.
56-vjeçari, i cili u nda nga jeta në Romë, mëngjesin e ditës që lamë pas, vuante prej kohësh nga sëmundja e diabetit, ndërsa dje pësoi atak kardiak. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri “Liqeni im”, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur, sipas Newsbomb.
Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.


