• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASAPORTA SHQIPTARE/ Këto janë rastet kur shtetasit nga Kosova mund ta marrin
Home
Aktualitet

PASAPORTA SHQIPTARE/ Këto janë rastet kur shtetasit nga Kosova mund ta marrin

10 August, 2019 k.autor Aktualitet

Projektligji i ri “Për Shtetësinë” i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 31 korrik, pritet së shpejti t’i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë. Ai parashikon fitimin e shtetësisë me origjinë, ku të gjithë shqiptarët të lindur në shtete të tjera, por që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre, do të mund të marrin shtetësinë e Shqipërisë.

Ndërsa qytetarët e Republikës së Kosovës u përjashtuan nga marrja e shtetësisë shqiptare me një vendim të vitit 2013, sipas nenit 6 të projektligjit të ri “Për Shtetësinë”, krijohet mundësi që të gjithë shqiptarët, edhe të Kosovës, që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre deri në tre shkallë, të mund të marrin pasaportën e Shqipërisë, pasi vendimi i 2013-s do të shfuqizohet me projektligjin e ri.

Sylë Ukshini, ambasador i Kosovës në Shqipëri, në një bisedë për KosovaPress, sqaron se në cilat raste mund të fitohet shtetësia e Shqipërisë, sipas projektligjit të ri. Projektligji i ri që pritet t’i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë, ka ndryshime thelbësore siç është neni 6, ku parashikohet fitimi i shtetësisë me origjinë.

Megjithatë, Ukshini thotë se nuk duhet të ketë pritje të mëdha për këtë projektligj, meqë ai nuk parashikon shtetësi për çdo shqiptar që jeton jashtë territorit shqiptar.

Por që sipas tij, ka disa ndryshime pozitive nga ligji i deritanishëm dhe nëse kalon në shtator atëherë përfitojnë grupe të caktuara. Ai tregon se në projektligj është futur edhe një koncept tjetër, që i takon lidhjes me territorin, pra fëmijët e lindur në territorin e Shqipërisë, por me prindër që nuk njihen apo që nuk kanë shtetësi shqiptare, do përfitojnë shtetësinë shqiptare.

Me projektligjin e ri, autoritetet shqiptare kanë parashikuar se një personi i hiqet shtetësia kur vërtetohet ai është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste. Gjithashtu, projektligji i ri parasheh që një i huaj, i martuar me shtetas shqiptar, që provon se ky shtetas ka qëndruar më shumë se një vit në territorin shqiptar, edhe ky shtetas merr pasaportën shqiptare. “Pra, çdo kosovar që është i martuar me një shtetase të Shqipërisë që mund të dokumentojë se ka jetuar më shumë se një vit në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë me shtetësi shqiptare”, thotë Ukshini.

Projektligji parashikon dhe rregullon fitimin e shtetësisë me natyralizim, si rast të veçantë, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City, nis pjesa e Dytë. Rezultati 0-1
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja West Ham-Manchester City, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

k.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT