Bashkia e Kamzës, një bastion historik i Partisë Demokratike i cili prej 12 vitesh drejtohet nga Xhelal Mziu, nga sot do të drejtohet nga socialistët. I zgjedhur nga banorët e Kamzës për të drejtuar këtë bashki për katër vitet e ardhshme,
Rakip Suli bëri betimin e tij sot teksa deklaroi se menjëherë do të marrë detyrën. Bashkia Kamzës e cilësuar si një nga “furnizuesit” e protestave të opozitës.
Edhe në protestën e Teatrit ku u bashkua edhe opozita, bashkia e Kamzës me urdhër të kryetarit të tyre mbyllte zyrat dhe linte qytetarët pa shërbime publike.
Nga filllimi I protesta në shkurt dhe deri në qershor punonjësit e bashkisë Kamëz ishin në gadishmëri të urdhërave të ish kryebashkiakut Mziu që të shkonin në protesta bashkë me familjarët e tyre.
1. Kur mbylleshin zyrat e bashkisë së Kamzës se bunonjëzit iknin në protestë me urdhër të Xhelal Mziut:

2. Kur jepeshin tollona nafte makinave nga Kamza që të dërgonin njerëz në protesta:
Por sot mori fund gjithçka partia socialiste merr bashkinë e kamzës pas 12 vitesh nën drejtimin e Xhelal Mziut. PD-ja humbi një nga bastionet kryesore të së djathtës, tashmë Kamza do të drejtohet nga Rakip Suli I cili la mandatin e tij për të marrë drejtimin e këtij qyteti.
Përgatiti: AlpeNews.al




