• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇFARË I DËRGUAN NË TELEFONIN E SAJ? Mesazhi i qytetarit që e çoi menjëherë në Himarë ministren: Ja çfarë ndodhte në…
Home
Politikë

ÇFARË I DËRGUAN NË TELEFONIN E SAJ? Mesazhi i qytetarit që e çoi menjëherë në Himarë ministren: Ja çfarë ndodhte në…

7 August, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Aksioni kundër informalitetit u shtri edhe në Himarë këtë të mërkurë, ku ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ishte e pranishme, pas një mesazhi të një qytetari që i kishte dërguar në rrjetet sociale per ate qe ndodhte ne nje nga restorantet e shtrenjta te zones. Gjatë bisedës me një inspektor tatimor në zonë, ministrja zbuloi:

Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çimet janë të krahasueshme më të lartë se sa tregu.

Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili përsa kohë ka një klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duhet të ekzistojë.

Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.

Në radhë të parë një falenderim për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët të cilët denoncojnë.

Në fakt denoncimi vjen si një mjet, i cili ndodh pasi qytetari ka kërkuar kuponin dhe ai nuk vjen. Kemi pasur dhe raste të tilla që duhet të kërkojmë dy herë kuponin kur kërkojmë një shërbim dhe besoj që ka sjellë dhe një farë shqetësimi tek qytetari që e ka denoncuar.

Në radhë të parë faleminderit për denoncimin. Kërkoj edhe një herë që këtë denoncim ta bëjnë në të gjitha mënyrat, qoftë në rrjetet sociale, në Facebook, por edhe tek aplikacioni i ri StopInformalitetit, cili do të jetë këtë fundjavë i përdorueshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha i kërkojmë të gjithë bizneseve të heqin dorë nga ekzistenca e kuponave të tjerë. Në çfarëdo lloj gjuhe të jenë ato fatura nuk do të zëvendësojnë kurrë faturën tatimore. Është shumë e rëndëishme që biznese të cilët kanë shkelje të mëparshme në sistemin tatimor të mos përdorin më këto faura, pasi janë në monitorim dhe do jemi çdo javë këtu për të kuptuar nëse ka ndryshuar sjellje dhe janë futur në rrugën e ligjit, apo do të vendosim masa deri tek ato më ekstreme në bllokim. Edhe njëherë kërkojmë të mos arrijmë në këtë situatë. Kërkojmë që bizneset në të gjithë sektorët edhe të hotelerisë dhe të turizmit në aspektin e restoranteve dhe bareve, të kenë mundësi të respektojnë ligjin 100%. Njëkohësisht është kërkuar që të inspektohet edhe gjatë natës. Ju do të jeni sot dhe në ditët në vijim, deri në fundjavë dhe do të përsërisni atë në frekuencën tuaj.

Aksionin në Himarë e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama i cili shkruan në FB:

“Himarë – Ecuria me kuponin është shumë pozitive në të gjithë vendin, po ka ende plot tregtarë që duan të rrezikojnë me pasojat–Faleminderit çdo qytetari që denoncon, çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor. Së shpejti gati edhe aplikacioni për smartfonin tuaj, që sëbashku ta bëjmë të papërmbajtshëm sulmin me
#ZeroTolerancë–ndaj abuzuesve”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NA HABITI/ Ronela Hajati sapo pranoi që NUK i ka depiluar... (FOTOT)
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Albian Ajeti transferohet në Premier League tek klubi...

k.autor

Postime të ngjashme

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë Aktualitet

SPAK MBYLL HETIMET PËR ERVIN MATËN/ Akuzohet për trafikimin e 250 kilogramë kokainë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT