• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJOBA 50 MIJË EURO BIZNESMENIT/ Krimet e Rënda marrin vendim për 3 të arrestuarit. Mbrojtja: Ai kishte borxh dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

GJOBA 50 MIJË EURO BIZNESMENIT/ Krimet e Rënda marrin vendim për 3 të arrestuarit. Mbrojtja: Ai kishte borxh dhe…

3 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata për Krime të Rënda caktoi sot masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Lulzim Zalla dhe Klodian Estrefin, ndërsa detyrim paraqitje për Egi Shullazin.

Ata u arrestuan disa ditë më parë, pasi dyshohet se kanë gjobitur një biznesmen nga Durrësi, të cilit i kishin kërkuar 50 mijë euro.

Por pretendimet e prokurorisë, janë mohuar nga avokatët e 3 të arrestuarve, duke mohuar që ata të kenë kërcënuar biznesmenin.

Mbrojtja pretendoi se kallëzuesi ishte ai që kishte një shumë borxh dhe se nuk është kërcënuar në asnjë formë nga klientët e tyre për këtë shumë. Gjatë seancës së sotme, Prokuroria për Krime të Rënda pretendoi se duke qenë në dijeni të kërcënimit nga kallëzimi, janë kryer veprime stimuluese, duke bërë ndjekjen dhe arrestimin e tyre në momentin e marrjes së shumës prej 5 mijë euro . Burime bënë të ditur se prokuroria ka edhe përgjime, një pjesë e këtyre janë paraqitur sot në kërkesën për masë sigurimi nga prokurori Behar Dibra.

Ky i fundit, sot kërkoi ndryshimin e masës për një prej të arrestuarve, Ergi Shullazin, pasi në analizë të provave dhe fakte e të deritanishme nuk është e qartë nëse ka qenë i përfshirë. Prokurori kërkoi arrest në burg për dy të arrestuarit e tjerë. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e Akuzës, duke liruar një prej të arrestuarve dhe lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dy të tjerë.

Arrestimi

Duke iu referuar njoftimit të policisë, arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës. Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia sekuestroi shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L.. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Prokuroria do të vazhdojë hetimet për këta persona për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “TELENOVELA" XHEKO-INTER/ Lojtari ultimatum klubit "Zikaltër", ja afati që i vendos
Previous article DEKLARATA E BUJSHME PËR YLLIN BRAZILIAN/ Flet Ish-lojtari i Barcelonës, Edmilson: Neymar mund të zëvendësoi...

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT