Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “Neës 24” ka komentuar procedimin e saj dhe të disa deputetëve të opozitës nga policia për prishje të rendit.
Duan i ka quajtur akuzat e policisë si të pa faktuara dhe se po policia po vepron kështu për të intimiduar pjesëmarrësit në protestë.
Po ashtu Duma tha se deputetët e opozitës nuk e dhunuan votën, por eksponenti më i lartë i PS-së është filmuar edhe nga kamerat se ka marrë kartonët dhe me ta ka vjedhur votën.
“Akuzat janë pa asnjë letër, pa asnjë të drejtë. Kjo po bëhet për të intimiduar pjesëmarrësit në protestë. Ajo që ne duam është kjo që policia të mos intimidojë të rinjtë aktivistë që dalin protestojnë.
Tymueset nuk shkaktonin dëme. Përsa i përket dhunimit të votës, kamerat panë një eksponet të lartë të Partisë Socialiste që i mori kartat, Taulant Ballën. Në këto kushte, nëse do të flasim se u dhunua vota se u morën kartonat, pse nuk u procedua edhe eksponeti i PS. Marrja e kartave nga ana jua u përdorën për të vjedhur votën.”


