Pasi i është shkrumbuar nga flakët lokali në lokali në pronësi te “Rana e Hedhun” në Shëngjin ka folur vetë Pjetër Prela.
Ai ka deklaruar se se kanë qenë 5 persona që lidhur rojen dhe më pas i kanë vënë flakën lokalit.
“Kanë qenë 5 persona, kanë lidhur rojën e lokalit. Kanë tentuar të më djegin edhe lokalet e tjera. Unë këtë çështje ia kam lënë drejtësisë. Në lokal kanë qenë vetëm punëtorët kur ka nisur zjarri. Dyshoj tek ata persona që kam denoncuar për skandalin e pronave.”, u shpreh Pjetër Prela.
Për herë të dytë është shkrumbuar nga flakët lokali i Pjetër Prelës, i cili denoncoi skandalin me tokat tek “Rana e Hedhun”. Policia dyshon se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Për skandalin e pronave tek “Rana e Hedhun” janë arrestuar disa zyrtarë të lartë bashkisë së Lezhës ndaj të cilëve gjyqet vijojnë edhe sot. Prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin zyrtarët kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.


