• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Putin: Mbështesim çdo zgjidhje për Kosovën për të cilën pajtohen Beogradi e Prishtina
Home
Rajon

Putin: Mbështesim çdo zgjidhje për Kosovën për të cilën pajtohen Beogradi e Prishtina

19 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia do të mbështesë çdo zgjidhje për çështjen e Kosovës me të cilën do të pajtoheshin Beogradi dhe Prishtina.

Ai i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Moskë. Ai ritheksoi qëndrimin e Rusisë për të mbështetur tërësinë tokësore dhe sovranitetin e Serbisë, ndërsa theksoi se situata në Kosovë duhet të zgjidhet në rrugë politike nëpërmjet dialogut në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Do të mbështesim çdo zgjidhje të pranuar në mënyrë të ndërsjellë që arrijnë Beogradi dhe Prishtina”, tha presidenti rus, raporton VOA.

Presidenti serb, shprehu mirënjohjen e tij për qëndrimin e Moskës ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa e siguroi presidentin rus se Serbia do të vazhdojë të do të mbetet ushtarakisht e paanshme.

Presidenti serb ka theksuar vazhdimisht se vendi i tij synon integrimet evropiane por njëkohësisht dëshiron të ruaj marrëdhëniet me Rusinë, aleate tradicionale e Serbisë e cila kundërshton po ashtu pavarësinë e Kosovës dhe nuk e sheh me sy të mirë afrimin e vendeve të Evropës Juglindore me strukturat euro-atlantike.

Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë. Presidenti serb ritheksoi se vendi i tij këtë nuk do ta bëj kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I RI/ Amvisa mjaft u lodhët! Këta janë gabimet më të shpeshta që bëhen për festa
Previous article Korçë, plagoset 39-vjeçari i sapo kthyer nga Gjermania/ U konfliktua me 8 persona (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT