• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERRI PËR PRONAT/ Pas një viti, çfarë ndodhi me 62 vjeçarin që masakroi kunatën
Home
Breaking News

SHERRI PËR PRONAT/ Pas një viti, çfarë ndodhi me 62 vjeçarin që masakroi kunatën

26 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Bie në prangat e Policisë një 62-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, mbetur në tentativë”, kryer në bashkëpunim.

Nga Shërbimet e Policisë së Postës Manëz, Durrës, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr.3 Tiranë, në rrugën “Jordan Misja”, Tiranë, është kapur dhe ndaluar shtetasi :

 Medi Koleci 62 vjeç, banues në fshatin Armath, Durrës.

Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Armath, Durrës,në bashkëpunim me dy djemtë e tij ka goditur me mjete të forta (sopatë), kunatën e tij, shtetasen Q.K., duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 20.10.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare, e mbetur në tentativë” kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ne shtator 2018

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës Administrative Manzë në Durrës.

3621e129-acbd-4df8-a759-e5b754fe572a

Sipas Policisë, Qefsere Koleci ka mbërritur në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, pasi është rrahur nga kunati dhe dy djemtë e tij, përkatësisht Medi Koleci dhe dy djemtë, Algert Koleci, 32 vjeç, dhe Admir Koleci, 28 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, 55-vjeçarja Qefsere Koleci është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak për konfliktin është bërë zënia e rrugës nga kunati i 55-vjeçares. Qafsere Koleci ka pësuar fraktura të shumta në trup, pasi i janë thyer gjymtyrë dhe brinjë, si dhe ka plagë të rëndë në kokë. Përplasja ka nisur që ditën e shtunë, pasi dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshëm për një tokë me ullinj.

Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në fshatin Armathë të Manzë në Durrësit dhe prej kohësh kanë pasur një konflikt pronësi. Për rreth 5 vitesh, familja e Medi Kolecit kishte kthyer një hapësirë që shërbente si rrugë, në ullishte. Për shkak se ky veprimi i kishte bllokuar kalimin për në tokën e saj, me kërkesë të 55- vjeçares, ditën e shtunë, forcat e IKMT Durrës shkuan për të prishur ullishtën e 61- vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën.

Ai kundërshtoi forcat e IKMT dhe të Policisë dhe u shoqërua në komisariat, ku qëndroi gjithë natën. Por, gjatë kohës që ndodhej me qeli i shoqëruar, Medi Koleci duket se ka planifikuar hakmarrjen ndaj kunatës së tij, e cila kishte kërkuar mbështetjen e autoriteteve shtetërore për të sheshuar konfliktin mes familjeve.

Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08:30 të së dielës u konfliktua me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Ata e lënë të plagosur në tokë dhe u larguan për në banesën e tyre, ndërsa gruaja u transportua me urgjencë në Spitalin e Durrësit pa ndjenja.

Konflikti buron pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 61-vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e tokës së kunatës së tij. Ndërkohë, Gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mbjelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit. Për këtë arsye, dy ditë më parë aty shkuan forcat e IKMT për të liruar pronën e zaptuar.

Policia e Durrësit i ka referuar materialet ndaj Medi Kolecit dhe dy djemve të tij për vrasje, për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, ndërkohë Admir Koleci është arrestuar, ndërsa babai i tij dhe i vëllai janë ende në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THA SE DO LARGOHET NGA "TCH"/ Ilda Bejleri drejt nënshkrimit të kontratës me… (FOTO)
Previous article U PREZANTUA TEK BOCA JUNIORS/ Në Argjentinë nisin të vënë bast për De Rossin

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT