• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EDHE NËSE JANË TË PUNËSUAR/ Personat me aftësi ndryshe do përfitojnë pagesë sociale
Home
Sociale

EDHE NËSE JANË TË PUNËSUAR/ Personat me aftësi ndryshe do përfitojnë pagesë sociale

23 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

“Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësisht se janë në punë”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi një të punësuar me karrige me rrota në sektorin e shërbimit të ADISA në Tiranë.

Ligji i ri i asistencës sociale ka hequr limitin për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe që punojnë.

“Jemi këtu me një lajm të mirë për Ilirin dhe të gjithë personat me aftësi të kufizuar që punojnë. Hiqet limiti 48 mujor i pagesës së aftësisë së kufizuar për personat e punësuar, duke nxitur punësimin dhe integrimin e kësaj kategorie përmes punësimit, pasi ata do ta përfitojnë paketën e plotë të mbrojtjes sociale, gjatë gjithë kohës”, tha Manastirliu.

Deri tani, personat me aftësi ndryshe e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje.

Manastirliu deklaroi gjithashtu se ligji i ri i Asistencës Sociale zgjeron mbrojtjen për kategoritë në nevojë.

“Të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit, tashmë bëhen pjesë e skemës së mbrojtjes sociale, duke u përfshirë në ligjin e ri të asistencës sociale”, tha Manastirliu.

Ligji i ri i asistencës sociale parashikon përcaktimin e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal duke zgjeruar gamën e përfituesve dhe duke përfshirë në skemë rreth 4000 persona, të cilët më parë nuk mund të përfitonin nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk plotësonin kushtin e të paturit 12 muaj kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në 5 vitet e fundit.

Ligji i ri i miratuar nga Kuvendi pak ditë më parë, parashikon shtrirjen progresive të një sistemi të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar bio-psiko-social, bazuar në Konventën e OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, standardet ndërkombëtare të OBSH dhe Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksioneve. Ligji parashikon edhe thjeshtim të procedurave të panevojshme për përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar, heqjen e vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak dhe dhënien e këtij përfitimi menjëherë, bazuar në komisionin e vlerësimit.

Nga skema e mbrojtjes sociale përfitojnë mbi 165 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë pune.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Ja si duket Carlos Valderama pa rricat e famshme (FOTO)
Previous article PROCEDOHEN 5 POLICË RRUGORË/ Mes tyre edhe një 25 vjeçare, ja si merrte...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë Aktualitet

ANATOMIA E NJË LINDJEJE TË MUNGUAR/ Pse çiftet po e shtyjnë vendimin për fëmijën e parë

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Posedonte mbi 1 kg kokainë me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga 44-vjeçarit në Tiranë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT