• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROCEDOHEN 5 POLICË RRUGORË/ Mes tyre edhe një 25 vjeçare, ja si merrte…
Home
Aktualitet
Kronikë

PROCEDOHEN 5 POLICË RRUGORË/ Mes tyre edhe një 25 vjeçare, ja si merrte…

23 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Tre efektivë të policisë Rrugore të linjave në Tiranë, mes të cilëve edhe një punonjëse 25-vjeçare nënë e një fëmije 3 vjeç, u arrestuan me vendim të Gjykatës së Tiranës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Dy punonjës të tjerë të Policisë Rrugore u pezulluan nga detyra, ndërsa një drejtues automjeti, mori masën detyrim paraqitje, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Punonjësit e policisë akuzohen se u merrnin rryshfet shoferëve që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u hequr patentën.

SIç bëhet e ditur nga Ministria e Brendshme, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, kishte nisur hetime në muajt e parë të vitit 2019.

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F. Xh, 58 vjeç, nga Tirana;

Duke u nisur nga rrethanat familjare, fakti që ka një fëmjë 3 vjeç, gjykata vendosi arresti shtëpial për efektiven e policisë Rrugore Afinisa Metani, 25 vjeçe nga Tirana.

Po ashtu, arrest në shtëpi u vendos edhe për punonjësin e policisë Bujar Allko, 48 vjeç, nga Tirana

Ndërkohë u pezulluan nga detyra punonjësit e policisë Emiljano Kaceli, 28 vjeç nga Tirana dhe Florjan Dimraj, 38 vjeç.

Ndërkohë, qytetari, drejtues automjeti që ka dhënë ryshfet, Fatjon Luga, 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, ka marrë masën e sigurimit personal “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

“SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE NËSE JANË TË PUNËSUAR/ Personat me aftësi ndryshe do përfitojnë pagesë sociale
Previous article "ËSHTË KEQPËRDORUR..."/ Flet mjeku i Enver Hoxhës: Berishën e propozova unë për mjek por NUK e pranuan

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT