Dje nuk ishte dita e parë kundër zgjedhjes së kryeprokurorit të përgjithshëm, por ka nisur që nga momenti që nuk morën pjesë në seancën dëgjimore për kandidatët që synonin ta merrnin këtë post. Mungesa në seancën dëgjimore kishte prapaskenë protestën, pas dështimit për të vendosur një kryeprokuror si Adriatik Llalla që firmoste dosjet vetëm me lejen e Berishës. Pse nuk u propozuar ndonjë kandidat nga opozita? Pse kërkoj një kryeprokuror që të ishte i parazgjedhur?
Së pari opozita, si PD dhe LSI nuk mund ta pranojnë një kryeprokuror të pavarur siç mund të jetë Arta Marku, kryeprokurorja e re e cila nuk ka vetëm pëlqimin e mazhorancës por edhe mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Ajo do jetë kryeprokurorja e parë që do veproj në mënyrë të pavarur, është e sigurt se ajo nuk do të favorizoj asnjë palë politike por do filloj të zbatoj reformën e drejtësisë.
E them me siguri se dita e protestës dhe zgjidhja e kryeprokurores së përgjithshme është dita e parë e fillimit të një reforme që meriton çdo shqiptar, do të marrin fund politikanët që kanë vjedhur 27 vite xhepat e qytetarëve, do të marrin fund oligarkët e vërtetë, do marrin fund politikanët që e marrin rrogën kotë. Do largohen të gjithë ata politikanë që punojnë kundër interesave të qytetarëve dhe shtetërore. Le të kthehemi te kryeprokurorja e re e cila do hyjë në histori për ngritjen e SPAK dhe një sërë institucionesh të tjera.
Besimi i Amerikanëve është shumë i madh prandaj ata kanë marrë përsipër ta mbështesin realizimin e reformës, nuk janë tërhequr anjë çast edhe pse ambasadori Donald Lu u sulmua nga Sali Berisha, ata nuk do të ndalen deri sa ta realizojnë projektin e reformës, kjo gjë është e sigurt.
Dita e protestës së opozitës e cila u zhvillua brenda dhe jashtë kuvendit, përcolli një mesazh të qartë se ata janë të frikësuar, duan ta kenë kryeprokurorin në shërbim të tyre, si garantues të paprekshmërisë së tyre dhe pasurisë që kanë fituar duke vjedhur për 27 vite në kurriz të shqiptarëve.
Të protestosh nuk ka asnjë gjë të keqe, madje është shumë e rëndësishme për demokracinë, por jo protesta për interesa politike një grupi politikanësh që dolën hapur se janë grabitësit më të mëdhenj, nuk duan të kthejnë asnjë lekë të vjedhur nga qytetarët dhe pasuria e këtij vendi,por edhe ne qytetarët e thjeshtë nuk i duam.
Opozita pse proteston sikur reforma të ishte kundër saj? Kur është kaq e pastër pse frikësohet?
Reforma nuk është kundër opozitës siç u perceptua dhe u përcoll mesazhi te qytetarët, ata gënjyen.
Reforma është për secilin prej politikanëve, ajo është edhe për deputetët e PS-së, ata nuk protestuan, jo për faktin se kanë garanci se nuk do të preken, me siguri ata do jen të parët që do të rafinohen nga vetingu, por ata kanë marrë përsipër ta mbështesin realizimin e saj.
Dita e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme duhet të ishte një ditë festë për çdo politikan që nuk është i përfshirë në afera korruptive, nuk duhet të ishte ditë dhune, në asnjë mënyrë nuk duhet të dhunohej asnjë polic, qytetar ose politikan, kjo erdhi si pasojë e nxitjes së dhunës nga vetë deputetët e PD dhe LSI brenda parlamentit duke u përcjell jashtë te protestuesit, kjo tregoj se niveli i kulturës politike është qesharak. Dita e protestës ishte një përpjekje e dëshpëruar për të parandaluar nisjen e reformës së drejtësisë, jo vetëm zgjedhjen e kryeprokurores së përkohshme.
Ata patën një ftesë nga ana e kryeministrit Rama por nuk bashkëpunuan, zgjodhën të mos propozonin asnjë kandidaturë jo se nuk kishin mundësi por se donin që kryeprokurori të ishte i tyre, dhe meqenëse nuk është i tyre protestuan sikur të jetë i mazhorancës.
Pse kryeprokurori duhet të jetë i njërës palë me doemos? Pse e kërkojnë? Adriatik Llalla është kryeprokurori që fjeti gjumë dhe nuk arrestoj asnjë politikan, nuk lëvizi asnjë gisht për nisjen e reformës në drejtësi, ishte një kryeprokuror që i shërbente politikës dhe jo kauzës së drejtësisë. PD por edhe LSI janë të tronditur që kanë humbur ndikimin e tyre mbi prokurorinë e përgjithshme, deri dje ishin të qetë, ata e dinë se reforma ka punë me ata por edhe me socialistët, reforma është për të gjithë dhe jo vetëm për opozitën që përpiqet të përcjelli mesazhin se po viktimizohet.
Në këtë përpjekje të dëshpëruar u bashkuan deputetët që janë të pastër për të mbështetu ata që kanë vjedhur pasuritë e këtij vendi për 27 vite, shumë keq ata duhet ta kundërshtonin bllokimin e reformës. Mbështetën politikanët që kanë shkatërruar Shqipërinë, mbështetën politikanët që nuk i shërbejnë shtetit dhe qytetarëve por akoma duan ta grabisin këtë vend. Ata kanë shkatërruar të ardhmen e qindra të rinjve, duhet të ndëshkohen jo vetëm të kthejnë paratë e vjedhura, duhet të heqin dorë nga shkatërrimi i rinisë.
Reforma në drejtësi do realizohet, kjo është marrë përsipër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo i frikëson politikanët e përfshirë në afera korruptive, nuk frikësohen se mos reforma ngelet në dorë të mazhorancës por janë hedhur në sulm kundër ambasadorit Donald Lu dhe Romana Vlahutinit. Ata duhet të dinë se Shqiptarët nuk i duan më këta politikan por duan drejtësinë e kush është kundër saj ka për të dështuar dëshpërimisht.
SHBA dhe BE-ja janë të qartë se kush e do reformën dhe kush jo, tashmë këtë e ka kuptuar çdo shqiptar.
Le të kthehemi te protesta brenda kuvendit, ku të gjithë shqiptarët e panë se Sali Berisha inkurajoj të gjithë deputetët e opozitës të bllokonin seancën për votimin e kryeprokurores së përkohshme, pas tij doli Basha, ky i fundit mori guxim nga gjenerali i tij, kjo dëshmon se nuk është një politikan i pjekur dhe aspak i gatshëm për të çuar PD drejtë një partie që mund të jetë e gatshme të qeverisi vendin në vitet në vijim.
Nëse do analizojmë fjalimin e Bashës i cili filloj me fjalën krim, banda droga dhe kriminelë, kapje drejtësie, kjo na bënë të kuptojmë se kemi të bëjmë me një politikan që do të vijë në pushtet nëpërmjet rrugës më të shkurtër, asaj të gjuhës vulgare, akuzave dhe propagandës qesharake pa pasur asnjë projekt për qytetarët. Basha duhet të dëshmoj se është i aftë të drejtoj vetë PD-në dhe më pas të pretendoj se mund të drejtojë Shqipërinë.
Dalja kundër reformës në drejtësi i ka dhënë një imazh të keq para SHBA-s dhe BE-s. Ata duhet të kërkojnë realizimin e reformës dhe jo bllokimin e sa, kushdo që ka dal kundër SHBA-s ka dështuar dëshpërimisht. Mjafton që të mos shkojmë shumë larg por të analizojnë realizimin e reformës së drejtësisë në Kroaci dhe Rumani, nuk doli askush para këtij projekti amerikan të gjithë politikanët e korruptuar morën atë ë meritonin, kështu duhet të ndodhi edhe me këta të tanët që nuk duan ti dëgjojnë emrin vetingut se janë mësuar të pasurohen në kurriz të shqiptarëve.