Sekretari i marrëdhenieve me median në PS, Alfred Peza i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” u shpreh se reforma në drejtësi është në nivelet e përsosmërisë.
“Unë kam patur fatin të jem një nga 140 deputetët që kanë votuar 3 vite më parë në miratimin e kësaj reforme.
Unë i besoj ndërkombëtarëve në këtë rast kur thonë se nuk kanë parë një reformë më të përsosur se kjo.
Sa i përket akuzave të opozitës mbi krerët e organeve të drejtësisë, Peza u shpreh se kjo kulturë e të marrurit me emra të përveçem duhet të marrë fund.
“Kultura e të marrurit me emra të përvecem është një kulturë komuniste, që na kujton kohët kur bëheshin gjyqet e famshme.
Kjo periudhë e fletërrufeve duhet të marrë fund, tha Peza.


