• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRONOLOGJIA/ Çfarë ndodhi në kanionin e Holtës ku humbi jetën fizioterapistja. Vëllai i saj u hodh për ta shpëtuar. Motra binjake…
Home
Aktualitet
Kronikë

KRONOLOGJIA/ Çfarë ndodhi në kanionin e Holtës ku humbi jetën fizioterapistja. Vëllai i saj u hodh për ta shpëtuar. Motra binjake…

15 July, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kishte shkuar për të vizituar Kanionin e Holtës në Gramsh bashkë me familjen, mbytet 25-vjeçarja nga Lushnja.  Edhe pse Desantila Sollaku e kishte menduar pasditen e së dielës një kohë të bukur me prindërit dhe vëllain e saj, gjithçka përfundoi tragjikisht.

E reja u mor nga rrjedhja e lumit, ndonëse vëllai i saj i vogël hyri në ujë për ta shpëtuar nuk ia doli dot. Pjesë e tyre nuk ishte motra binjake e 25-vjeçares, e cila momentalisht jeton në Gjermani.

NGJARJA

Dy grupe të ndarë në dy autobusë ishin nisur herët në mëngjes drejt Holtës. 33 turistë nga Lushnja dhe Puka kanë mbërritur në Holtë dhe kanë nisur të shijojnë bukuritë e natyrës si edhe rrjedhën e ujit që, fatkeqësisht, të dielën ishte shumë i egër për shkak të shirave me shtrëngata. Një grup turistësh kanë hyrë në ujë, mes tyre edhe 25-vjeçarja nga Lushnja. Tmerri, ulërimat kanë përfshirë zonën ku uji rrëmbeu 25-vjeçaren me profesion fizioterapiste, katër fëmijë dhe dy të rritur.

Burime në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se ndërsa pa motrën që po e merrte uji me vërshim, vëllai i saj është hedhur për ta shpëtuar. Bashkë me të dhe një i afërm i tyre, por nuk ia dolën dot. Trupi i 25-vjeçares u zbulua rreth 500 metra larg vendit, ku ishte marrë nga rrjedha. Mjetet e ambulancës, zjarrfikëset e Gramshit, polumbarët mbërritën në vendin e ngjarjes.

Nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të vajzës, ndërsa vëllai i saj mundi të shpëtojë. Për shpëtimin e personave të rrezikuar nga mbytja për shkak të rritjes së ndjeshëm të nivelit të ujit, ndërhynë polumbarët dhe forcat e RENEA-s.

Personat e rrezikuar kishin humbur kontaktet dhe shkak ishte bërë rryma e fuqishme e ujit. Ndërkohë, vëllai i 25-vjeçares gjatë përpjekjeve për të shpëtuar motrën ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye u dërgua në Spitalin e Gramshit për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ka ardhur për shkak se turistët nuk kanë pasur informacion për terrenin e vështirë dhe nivelin e ujit që ishte rritur ndjeshëm për shkak të reshjeve të një nate më parë.

Mësohet, se dy grupet ishin të ndarë në autobusë, në 18 dhe 15 persona, por që nuk kanë pasur njohuri rreth zonës dhe janë shpërndarë në grupe të njohurish. Zona në fjalë nuk ka mundësi komunikimi me telefon, çka ka vonuar edhe lajmin drejt Policisë dhe ambulancës së Gramshit.

Fatmirësisht, grupet e shpëtimit arritën që të nxirrnin nga kanionet fillimisht katër fëmijët, ndërsa më pas vëllanë e viktimës edhe mikun e familjes, ndërsa 25-vjeçarja u gjet e pajetë. Ndërsa turistët e tjerë që ishin pjesë e dy grupeve që po vizitonin Kanionin e Holtës mësohet se nuk kanë pasur probleme.

Gjithsesi, Policia ka vijuar krehjen e zonës për t’u siguruar se nuk ka persona të tjerë që kanë nevojë për ndihmë. Vitet e fundit kanionet janë kthyer në një nga vendet më të vizitueshme të turistëve vendas dhe të huaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ”PUSHIMET DO I MERRNI NË SHTATOR”/ Lleshaj urdhër prefektëve: Ja ç’duhet të bëni për lirimin e Bashkive
Previous article NIS GJUETIA KUNDËR EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM/ Trump: Kthehuni në vendet tuaja të korruptuara

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT