• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS GJUETIA KUNDËR EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM/ Trump: Kthehuni në vendet tuaja të korruptuara
Home
Nderkombetare

NIS GJUETIA KUNDËR EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM/ Trump: Kthehuni në vendet tuaja të korruptuara

15 July, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Në qytete të ndryshëm të SHBA, ka nisur gjuetia kundër emigrantëve të paligjshëm.

Operacione anti emigracion u zhvilluan në Atlanta, Baltimore, Çikago, Denver, Hjuston, Los Angeles, Miami, New York dhe San Francisco.

Agjentët e Emigracionit dhe Doganave po synojnë të largojnë rreth dy mijë emigrantë pa dokumenta, të cilët kanë mbërritur në SHBA kohët e fundit.

Objektivi i operacionit janë kryesisht kriminelët dhe emigrantë e dhunshëm që kanë urdhëra dëbimi nga gjykatat amerikane.

Në metropolet e prekura tensione është i lartë.

Në Nju Jork dhe Çikago, ku jeton një komunitet i fuqishëm emigrantësh, mijëra protestues dolën në rrugë kundër politikës antiemigracion të Trump.

Ndërkohë, presidenti amerikan ka lëshuar në Twitter një seri mesazhesh që nga shumë janë cilësuar raciste.

“Para se të kritikojnë politikat e ndjekura në SHBA, ata duhet të kthehen në vendet e tyre të korruptuara dhe kriminalizuara, prej nga ku kanë ardhur”, shkruan Trump në një prej postimeve, duke aluduar për Alexandra Ocasio-Cortez, politikane dhe aktiviste amerikane me ngjyrë.

Për manjatin Trump, ata që kundërshtojnë politikat amerikane për emigracionin, qofshin edhe deputetë apo kongresmenë, në vend që të kritikojnë “kombin më të madh dhe më të fuqishëm në tokë” , duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, “qeveritë e të cilave janë një katastrofë e plotë, më e keqja që ekziston në planet ”

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Nancy Pelosi. “Unë refuzoj komentet ksenofobike të Trump. Në vend që ai të sulmojë anëtarët e Dhomës, presidenti duhet të punojë me ne për politikat e emigracionit që pasqyrojnë vlerat amerikane”, shkruan Pelosi në Twitter.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRONOLOGJIA/ Çfarë ndodhi në kanionin e Holtës ku humbi jetën fizioterapistja. Vëllai i saj u hodh për ta shpëtuar. Motra binjake…
Previous article "BËRA HUNDËN SE MË ERDHI NË MAJË TË HUNDËS"/ Këngëtarja tregon arsyen e ndërhyrjes (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT