• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INVESTIMET E REJA NË HEMODIALIZË/ Manasterliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit
Home
Sociale

INVESTIMET E REJA NË HEMODIALIZË/ Manasterliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

15 July, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Shëndetësisë thotë se aparaturat e reja të investuara në shërbimin e dializës në QSUT kanë përmirësuar cilësinë e shërbimit për pacientët që e marrin këtë shërbim jetik pranë qendrës më të madhe spitalore në vend. Gjatë vizitës në ambientet e qendrës së Hemodializës në QSUT, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se shërbimi i dializës ka një ndryshim si nata me ditën, pasi sot personat që bëjnë dializë e marrin këtë shërbim cilësor, në kohë dhe afër vendbanimit.

“Në vijim të investimeve të kryera për pacientët që bëjnë dializë, investimi i fundit në QSUT, në 22 aparatura moderne, bëjnë të mundur kryerjen e procedurave sipas standardeve, duke ulur në maksimum infeksionet dhe duke rritur cilësinë e jetës për këta pacientë”, tha Manastirliu.

Duke theksuar mbulimin falas të të gjithë trajtimit për dializantët, Manastirliu deklaroi se sfida e radhës është transplanti i veshkave në spitalet publike.

“Sot personat me dializë kanë një paketë të plotë rimbursimi, përveç seancave të dializës. Edhe transplanti financohet 100% nga shteti, por sfida jonë tani është kryerja e transplantit të veshkave në shërbimin publik”, deklaroi Manastirliu. Nga investimi i fundit në repartin e Hemodializës në QSUT përfitojnë 110 pacientë, të cilët kryejnë rreth 12,500 seanca në vit.

Sipas ministrisë janë 1302 pacientë që e përfitojnë falas paketën e dializës në spitalet publike, përkatësisht në QSUT dhe spitalin rajonal Gjirokastër, në spitalet jopublike dhe nëpërmjet partneritetit public-privat të hemodializës, në spitalet rajonale të Lezhës, Elbasanit, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës.

Ndërkohë që e gjithë paketa për dializantët ofrohet falas, përfshirë këtu edhe trajtimin me barna të rimbursueshme. Në vitin 2018 pacientët me dializë përfituan falas nga shtetit trajtimin me 13 barna në vlerën 472 milionë lekë, ndërkohë që pacientët të cilët kanë kryer transplantin renal përfituan nga Lista e Barnave të Rimbursueshmë trajtimin me 16 barna në vlerën 35 milionë lekë.

Po sipas ministrisë, shteti siguron sot transplantin falas, me financim publik në spitalet jopublike. ‘Kanë përfituar 80 pacientë që prej ofrimit të këtij shërbimi falas dhe vetëm vitin e fundit e kanë kryer transplantin pa pagesë 13 pacientë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ICARDI ZGJEDH KLUBIN E RI/ Problem mbetet çmimi që kërkon Interi, ja shifra "galopante"
Previous article E THËRRISNIN MARADONA/ Flet rusi i arrestuar për terrorizëm: Mos më dorëzoni në Rusi, më rrezikohet jeta

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

U KAP NË RUSI/ Si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut. 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro Aktualitet

U KAP NË RUSI/ Si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut. 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT