• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E THËRRISNIN MARADONA/ Flet rusi i arrestuar për terrorizëm: Mos më dorëzoni në Rusi, më rrezikohet jeta
Home
Aktualitet
Kronikë

E THËRRISNIN MARADONA/ Flet rusi i arrestuar për terrorizëm: Mos më dorëzoni në Rusi, më rrezikohet jeta

15 July, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kërkohet për terrorizëm, Gjykata lë në burg rusin e kërkuar nga Interpol.

E thërrisnin si Maradona, flet rusi i arrestuar për terrorizëm: Mos më dorëzoni në Rusi, më rrezikohet jeta. Çfarë kam bërë për Sirinë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin rus Rasul Mislaev, 34 vjeç, me qëllim ekstradimi. Rusi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzon për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”.

Mislaev kishte hyrë në vendin tonë si emigrant i paligjshëm, ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur katër ditë më parë, pas një kohë të gjatë që iu deshën autoriteteve për identifikimin e tij. 34-vjeçari thuhet se në qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Rasul Mislaev, gjatë seancës për rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Durrësit, ka mohuar akuzat nga autoritetet ruse. 34-vjeçari ka deklaruar se në Siri ka qenë për të krijuar një organizatë për t’u ardhur në ndihmë viktimave të luftës dhe jo për të luftuar krah ISIS-it. “Kam krijuar një organizatë për të mbledhur ndihma për viktimat e luftës në Siri, nuk jam terrorist. Mos më dorëzoni në Rusi se më rrezikohet jeta“, është shprehur Mislaev. Mirëpo, sipas provave të autoriteteve ruse Mislaev ka qenë pjesë e grupimit terrorist të Jaish al Muhaxhirin al Answar, pjesë e ISIS-it. Rusi ka qëndruar për gati një vit në qendrën e paraburgimit administrativ në Kareç, në Durrës.

Ai ka hyrë në territorin e vendit tonë bashkë me emigrantë të tjerë nga vende në konflikt. Ndonëse shpeshherë është marrë në pyetje për identitetin e tij, Mislaev nuk ka pranuar asnjëherë të flasë, deri në momentin kur autoritetet bënë identifikimin e tij përmes agjencive partnere, nga ku u zbulua se ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai rezulton se ka udhëtuar në vitin 2013 nga Rusia në Turqi dhe mandej në Siri, ku në qytetin Kharitan i është bashkuar njësisë së armatosur të organizatës terroriste. Mislaev prezantohej përpara stafit të Kareçit si “Diego Maradona”.

Vetë stafi dhe punonjësit e Policisë Kufitare ia kishin vendosur emrin X, ndërsa njëkohësisht të huaj dhe agjentët e antiterrorit, të bindur se bëhej fjalë për një terrorist, vazhdonin të komunikonin me ndërkombëtaret dhe t’u kërkonin shenjat e gishtave.

Ajo që e tradhtoi nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonatë e cila i çoi autoritetet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, e cila nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘alarm i kuq’.

Kur ai mbërriti në Shqipëri verën e 2018-ës së bashku me një grup emigrantësh që vinin nga lufta, rusi u shtir si një person që as dëgjonte dhe as fliste.

Pas shumë kohësh që u mbajt në vëzhgim, ngriti gjithnjë e më shumë dyshime se në fakt nuk ishte një person që po largohej nga lufta. Ai kishte arritur të mashtronte për identitetin e tij edhe emigrantët e tjerë, me të cilët kishte hyrë në territorin e vendit tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMET E REJA NË HEMODIALIZË/ Manasterliu: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit
Previous article GJITHMONË JE NË ZEMRËN TIME/ Zidane vuan për vëllain që u nda nga jeta (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

U KAP NË RUSI/ Si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut. 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro Aktualitet

U KAP NË RUSI/ Si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut. 50 tonë kokainë dhe 491 pasuri nën sekuestro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT