• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HAPJA E KUTIVE NË LEZHË”/ Ja faktet që tregojnë se alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare
Home
Politikë

“HAPJA E KUTIVE NË LEZHË”/ Ja faktet që tregojnë se alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare

12 July, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Ne nje deklarate te dhene per shtyp nga selia e PS, Elisa Spiropali ne cilesine e zedheneses se kryesise se PS,  ka bere pubike faktet qe rrezojne te gjitha pretentimet e PD per tjetersim vote ne zgjedhjet e 30 qershorit.

‘Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate si rasti i Lulzim Bashes,  standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.’, theksoi nder te tjera Spiropali.

Deklarata e plote :

Për muaj me radhë, përpara 30 qershorit dëgjuam opozitën që të hidhte baltë të pandërprerë mbi Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë. Sipas Bashës, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të kishte kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të, edhe zgjedhjet që vetë PD drejtoi në vitin 2017, nuk ishin të rregullta. Kjo, sepse në logjikën ku 7 herë 7 bëjnë 42, zgjedhjet ku PD humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi si legjitime.

Për fat të mirë, sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë.

Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate, si ne rastin e Bashes,  standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.

Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara.

Pavarësisht kërcënimeve për dhunë, pavarësisht trazirave që opozita e bashkuar tentoi të krijonte, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur, Shqipërinë Europiane që qytetarët meritojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEK ATALANTA NDODH ÇUDIA DHE BËHET VIRALE/ Lojtari shkon në stërvitje me çantën e “Pornhub” dhe autografin e… (FOTO)
Previous article NË 1 VJETORIN E DITËLINDJES/ Besi dhe Xhensila zbulojnë portretin e plotë të Ajkës (FOTO+VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme Aktualitet

ARRESTIMI I VLORA HYSENIT/ Presidenti Begaj pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj? Aktualitet

KODI PENAL/ Çfarë rrezikon Vlora Hyseni, nëse provohen akuzat e SPAK ndaj saj?

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT