• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS FITORESI SI KRYEBASHKIAK/ Erion Isai SHPËRNGULET me familjen në Ersekë, jeta e re larg…
Home
Sociale

PAS FITORESI SI KRYEBASHKIAK/ Erion Isai SHPËRNGULET me familjen në Ersekë, jeta e re larg…

6 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Në shtator të vitit të kaluar Erion Isai së bashku me kolegët e tij, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, u bënë pjesë e televizionit “Klan” në emisionin “E diela shqiptare”.

Tre aktorët kishin rubrikën e tyre të “BE Caffe” me të ftuar specialë, video gazmore dhe humor. Emisioni rezultoi shumë i suksesshëm, por, me sa duket, tani ai nuk do të vazhdojë të jetë më njësoj.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, situata ka ndryshuar, pasi Erion Isai u zgjodh kryetar bashkie në Kolonjë, vendlindja e tij, ku është vendosur tashmë për të jetuar me familjen, bashkëshorten dhe vajzën e tyre. Vetëm pak ditë më parë, Erioni dha dorëheqjen nga televizioni “Klan” dhe Teatri Kombëtar i Kukullave, pasi detyra më e rëndësishme për të është posti i kryetarit të bashkisë.

Përgatitjet për fillimin e një jete të re larg televizionit, ai i nisi që kur Partia Socialiste hodhi kandidaturën për kryetar bashkie në qytetin e tij të lindjes. Ai tregoi gjatë një interviste televizive se e sheh të gjithë këtë si një mundësi të mirë për të kontribuar për Kolonjën, vendin ku lindi dhe kaloi 15 vite të jetës.

Nga ana tjetër, aktori zbuloi shpërnguljen atje bashkë me familjen, duke nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij. “Gati të shkojmë në qytetin tim, kam gjetur edhe shtëpinë ku do të jetojmë. Do të shkoj unë i pari, të rregulloj shtëpinë e të përgatis terrenin dhe më pas bashkëshortja ime dhe vajza ime stacionohen në Ersekë”, theksoi ai. Në Tiranë ai jetonte në zonën rezidenciale “Kodra e diellit”.

Vitet e fundit, Erioni ishte me një këmbë në botën e televizionit dhe teatrit dhe tjetrën në politikë. Si kandidati i PS-së, Erion Isai tregoi rezultatet e zgjedhjeve në Kolonjë. Procesi i numërimit të votave në Kolonjë ka përfunduar dhe aktori i humorit me emocion ka bërë transparente rezultatet e tij.

“Faleminderit Kolonja (4279 zemra)”, shkruante Erion Isai në profilin e tij në “Instagram”. Kujtojmë që Erioni u bë i njohur për publikun si aktor humori i spektaklit “Portokalli”, me rolin e prezantuesit të “Tv Erseka” që komunikonte me teleshikuesit e tij.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLI AVENTURËN ME KUKËSIN/ Kastrioti tenton të "rrëmbejë" ish-mesfushorin e "verilindorëve"...
Previous article E ARDHMJA E TALENTIT LARG BACELONËS/ Rafinha gjen ekip të ri, transferohet tek...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT