• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI I KZAZ NË VAUN E DEJËS/ Dalin PAMJET: Ja momenti kur “çmenden” militantët e PD
Home
Aktualitet
Kronikë

SULMI I KZAZ NË VAUN E DEJËS/ Dalin PAMJET: Ja momenti kur “çmenden” militantët e PD

6 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Bashkia e Vaut të Dejës ka qenë “zona më e nxehtë” dy ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ku shkalla e protestës arriti kulmin dhe u “finalizua” me djegien e godinës së shkollës profesionale ‘Ndre Mjeda’ në Bushat dhe materialeve zgjedhore, një skenar pak a shumë i ngjashëm me atë në bashkinë e Shkodrës, Burrelit apo Klosit.

Report tv sjell video teksa militantët e Partisë Demokratike djegin me Molotov godinën e KZAZ-së së Bushatit. Në video shihen pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit të cilët tentonin me dhunë të futeshin brenda ambienteve të shkollës “Ndre Mjeda”.

Në video shihen qartë militantët e Partisë Demokratike që u bëjnë thirrje dhe personave që janë të distancuar nga përplasjet të afrohen dhe të sulmojnë shkollën ku ndodheshin materialet zgjedhore.

Pas disa minutash militantët i kanë vendosur flakën hyrjes së shkollës, për të djegur më pas materialet zgjedhore.

Edhe pas mbërritjes së zjarrëfikësve dhe shuarjes së zjarrit militantët e Partisë Demokratike kanë nisur përsëri përplasjen me policinë. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur 3 policë, ndërsa ranë në pranga 15 persona, mes tyre nënkrytari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Admir Hasnegaj dhe vëllai i kryebashkiakut. Ndërsa kryebashkiaku Zef Hila u shkarkua nga detyra menjëherë pas ngjarjes, me urdhër të kryeministrit Rama.

Strukturat e PD-së u mobilizuan në zbatim të skenarit të opozitës për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit duke ndjekur modelin e Shkodrës dhe duke djegur materialet zgjedhore që ndodheshin në shkolla.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 30 QERSHORI/ Balla: PS në Qarkun e Elbasanit mori 15 mijë vota më SHUMË se në 2017, ska më...
Previous article PAS 1 VITI PAUZË/ Çiljeta kthehet me 3 këngë të reja (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT