• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DROGË DREJT MALIT TË ZI/ Ja çfarë ndodhi sot me 5 të arrestuarit e “Prekalorit”
Home
Aktualitet
Kronikë

DROGË DREJT MALIT TË ZI/ Ja çfarë ndodhi sot me 5 të arrestuarit e “Prekalorit”

6 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Kronikë

Tre nga te arrestuarit ne operacionin “Prekalori”, kapur me 250 kg droge ne tentative per ta cuar ne Malin e Zi, jane lene sot ne arrest me burg, kurse dy te tjere me detyrim paraqitje. 

Raportohet se ne masen e sigurise “arrest me burg” jane lene shtetasit Zef Kola, Kristian Melaj dhe Genc Meçaj.

Kurse dy te ndaluarit e tjere gjate te njejtit aksion policor, konkrerisht Elvis Hysaj dhe Xhusepe Melaj u lane ne detyrim paraqitje.

Aksioni 

Ky aksion policor është realizuar nga Forcat Operacionale të Posaçme të Tiranës, të cilët kanë vënë në pranga në kushtet e flagrancës të akuzuarit. Ndër të arrestuarit kryesor të grupit të trafikantëve nga Shkodra janë Zef Kola dhe Genc Meçaj. Ndalimi i tyre është bërë në aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit që lidh Shkodrën me Malin e Zi. Ata që po transportonin sasinë e drogës prej rreth 300 kg po udhëtonin me një furgon dhe për një moment janë ndalur te një lokal në Malësinë e Madhe.

Sapo kanë zbritur dhe janë futur te lokali, Forcat Operacionale të Posaçme të Policisë, të ardhur nga Tirana, kanë vepruar menjëherë duke i rrethuar dhe duke bërë në mënyrë të menjëhershme arrestimin e tyre. Ata nuk kanë bërë rezistencë dhe kanë pranuar që të shoqërohen në mjediset e Komisariatit të Policisë së Shkodrës.

Pas kontrollit të bërë në furgon, Policia ka gjetur 205 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si e llojit kanabis sativa. Menjëherë Policia ka bërë sekuestrimin e sasisë së drogës të gjetur dhe mjeteve me të cilat po udhëtonin këta shtetas. Ajo që dyshohet është se kanabisi kishte destinacion që të transportohej drejt shtetit fqinj të Malit të Zi.

Pak kilometra pa mbërritur në doganën e Hanit të Hotit që lidh dy shtetet, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pesë shtetasit me në krye të dyshuarin kryesor të Policisë, Gentjan Meçajn, u arrestuan. Hetimi mbi këtë grup që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Malin e Zi, janë kryer nga Prokuroria Shkodër, pas informacioneve të dhëna nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shkodrës.

“Sasia e lëndës narkotike është gjetur në një fugon, në prani të shtetasve Z. K. dhe G. M., të cilët do të kryenin shkëmbimin e lëndës narkotike, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë bashkëpunëtorët e këtyre të fundit, ku gjithsecili kishte rolin e vet në këtë aktivitet kriminal. Ky operacion u zhvillua në bazë të hetimeve të kryera mbi këtë grup kriminal, i cili kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë. Gjatë veprimeve të mësipërme u sekuestrua automjeti tip furgon; lënda narkotike me peshë 205 kg; 4 automjete të markave të ndryshme dhe 5 telefona celularë”, bëhet me dije nga Policia.

Të ndaluarit prej disa muajsh hetoheshin përmes metodave speciale, mes të cilave edhe përgjimet telefonike dhe ato ambientale, që kanë çuar në finalizimin e këtij operacioni, ndërsa Policia ka marrë informacion edhe në rrugë operative për këtë grup. Trafikimi i drogës nga Shqipëria në Malin e Zi përmes pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Muriqanit është kthyer në një shqetësim. Pavarësisht masave të shtuara dhe kontrolleve në doganë, sërish rrugët e trafikut vijojnë të jenë prezente dhe për më tepër duke sjellë një situatë shqetësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "YLLI" QË KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Unai Emery synon të "rrëmbejë" talentin e Crystal Palace...
Previous article POZA QË PO "NDEZ" RRJETIN/ Rita publikon FOTON nudo dhe e fshin menjëherë

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT